Forumi Kuq E Zi
“Fundi I Botës”, Mjekja: 26 Vetë Shfaqin Probleme Mendore Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
“Fundi I Botës”, Mjekja: 26 Vetë Shfaqin Probleme Mendore Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
“Fundi I Botës”, Mjekja: 26 Vetë Shfaqin Probleme Mendore Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
“Fundi I Botës”, Mjekja: 26 Vetë Shfaqin Probleme Mendore Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Profecia e fisit Maja, e cila parashikon se në datën 21 dhjetor 2012, planeti ynë do të reshtë së ekzistuari, pasi kalendari i tyre përfundon në këtë datë, ka sjellë probleme të shëndetit mendor tek të rinjtë shqiptarë. Sipas psikiatres së Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor Nr.3, Ariana Rreli, prej një muaji janë regjistruar 26 raste, që paraqesin shenja ankthi e çrregullime nervore për këtë arsye. Specialistja shpjegon se kryesisht këta persona paraqiten për herë të parë, ndërsa ka edhe nga ata që kanë qenë në kurim, por kanë paraqitur rikthim të shenjave të ankthit për këtë arsye.
Doktoreshë, si e shihni ju si specialiste situatën në vendin tonë në lidhje me profecinë e fisit Maja për fundin e botës? A ka persona të cilët kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor?
Në fakt ka raste, të cilat paraqiten edhe për herë të parë dhe e paraqesin si një argument. Më tepër kërkohet nga ana jonë, por shfaqin një ankth, të cilit nuk ia gjejnë arsyetimin dhe ne, duke qenë se për momentin është ky lloj diskutimi në terren, kërkojmë për këtë element dhe del që një mundësi është kjo. Fakti që nuk zbulohen faktorë madhorë të ankthit, por mbetet që mund të jetë një lloj mendimi retro i personit për këtë argument, gjendet si shkaktar për ankthin e krijuar të momentit. Pastaj, në shërbimin tim, unë kam edhe disa raste, të cilat kurohen prej disa muajsh për një lloj çrregullimi të ankthit. Dy prej tyre trajtohen për ankth obsesivo-konvulsiv dhe dy të tjerë me çrregullim të ankthit të stomatizuar, me shenja trupore, të cilët e kanë paraqitur si argument dhe kanë bërë rikthim të shenjave, megjithëse mjekoheshin prej muajsh për këtë shkak.
Cilat janë shqetësimet kryesore që ata paraqesin?
Kanë një tmerr, një frikë, që ne e quajmë atak paniku, i cili në thelb është një frikë e ekzagjeruar, deri diku e pajustifikuar, të cilën sistemi nervor e përjeton si të tillë, pasi është pothuajse i papërgatitur për të përballuar këtë situatë, e cila konsiderohet për të një event shumë i madh dhe që nuk mund ta përballojë dot. Ky në përgjithësi është mekanizmi i ankthit. Por, parë nga ky këndvështrim, duke qenë se inteligjenca humane e ka të vështirë të pranojë katastrofën apo fundin, atëherë ky atak paniku ekzagjerohet në nivele të tilla që jep tmerrin me rrahje të shpeshta të zemrës, me frymëmarrje sipërfaqësore, me një lloj tmerri dhe frike demoralizimi, me një panik, pasiguri, e cila shkon deri në çorientim të personit, në dëmtim të funksioneve. Domethënë reduktohet gjithë veprimtaria e tij e përgjithshme, si pasojë e këtij ankthi, i cili “paralizon” gjithë jetën normale të individit.
Që kur kanë filluar të paraqiten personat e parë që kanë shfaqur këto probleme?
Personat e parë kanë filluar të shfaqen rreth një 1 muaj më parë.
Po raste vetëvrasjesh a ka pasur?
Jo.
Sa janë personat që kanë shfaqur këto probleme?
Në qendrën tonë, që është një nga qendrat e Tiranës, janë 6 persona. Por, në diskutim me kolegun tim që punon në qendrën tjetër të shëndetit mendor më referohen 20 persona, një pjesë e të cilëve, i kanë telefonuar, i kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet shokëve apo miqve, por gjithmonë mbi bazën e kësaj frike të fundit të botës. Ndërsa unë kam një paciente, e cila telefonon çdo dy ditë e më pyet nëse do të përmbyset bota apo jo.
Kryesisht të çfarë moshe janë këta pacientë?
Kryesisht janë adoleshentë, por edhe të moshës mesatare. Me moshë mesatare kam parasysh persona 30-40 vjeç.
Ju si specialiste çfarë këshilloni për të rinjtë e tjerë, që mund të kenë probleme të këtij lloji por nuk kanë ardhur tek ju për t’i shfaqur?
Në këtë lloj terreni diskutimi, njerëzit e predispozuar për të shfaqur ankth, mund të kenë rastin të zbulojnë që janë vërtet persona që mund të përjetojnë ankth në një situatë ndoshta të ngjashme me këtë, sepse kjo do të kalojë dhe pa diskutim ankthi mund të kalojë, mund të mbetet, por edhe mund të komplikohet me çrregullime humori, atëherë mua si specialiste, s’më mbetet gjë tjetër veçse të them që sidoqoftë kur shenjat e ankthit janë të pranishme, pavarësisht nga arsyeja apo arsyetimi, duhet patjetër që të kërkohet asistenca, qoftë me këshillim, qoftë me terapi medikamentoze për t’u parandaluar të gjitha pasojat që krijon ankthi.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
naivet e besojn shum at genjeshter ndaj semuren duyke mendu gjer e gjate

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons