Forumi Kuq E Zi
Ja si do të jetë Bota në vitin 2030 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ja si do të jetë Bota në vitin 2030 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ja si do të jetë Bota në vitin 2030 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ja si do të jetë Bota në vitin 2030 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Azia do të jetë më e fuqishme se sa SHBA-të dhe Evropa së bashku prej vitit 2030-të, parashikon komuniteti i inteligjencës amerikane.

Brenda dy dekadave Kina do të parakalojë SHBA-të si fuqia më e madhe ekonomike.

Gjithashtu ka shqetësime për rënien e rritjes ekonomike dhe uljen e standardeve të vendeve të zhvilluara nga rritja e popullsisë.

Raporti “Global Trends 2030”, që përkon me mandatin e dytë të Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, thuhet se kërkon të promovojë pikëpamje strategjike.

Raporti i Këshillit Kombëtar të Inteligjencës, cili publikohet çdo katër vite, Azia do të jetë më e fuqishme sa SHBA-të dhe Evropa bashkë, sa i takon numrit të popullsisë, GDP-së, shpenzimeve ushtarake dhe investimeve në teknologji.

“Kina, e vetme, mund të jetë ekonomia më e madhe, duke parakaluar SHBA-të, disa vite para 2030-s”, thotë raporti. “Ndërsa ekonomia e Evropës, Japonisë dhe Rusisë parashikohet të vazhdojnë tatëpjetën e ngadaltë”.

Por raporti thekson se kjo nuk do të thotë se Kina do të bëhet superfuqi duke zëvendësuar rolin e SHBA-ve. “Të jesh ekonomia më e fuqishme është e rëndësishme… (por) nuk është e thënë që super fuqia ekonomike do të jetë dhe vendi më i superfuqishëm”, thotë Mathew Burrows, këshilltar pranë Këshillit Kombëtar të Inteligjencës në SHBA.Studimi parashikoi se aktet e dhunshme të terrorizmit islamik do të jenë më të rralla në vitin 2030.

Por, raporti vë në pah se sulmet kibernetike terroriste me shumë mundësi të rriten dhe konfliktet mbi burimet natyrore, si për ujin, mund të sjellin destabilitet.

Në atë që e përshkruan si një “zhvendosje tektonike e mundshme,” raporti gjithashtu thotë se Shtetet e Bashkuara, një nga importuesit më të mëdhenj të energjisë në botë, pritet të pavarësohen nga importi.

Ai përmend rifitimin e pozitës nga SHBA si prodhuesi më i madh natyror në botë i gazit dhe prodhimin e naftës bruto përmes përdorimit të “teknologjisë fragmentuese hidraulike.”

Raporti parashikon se Shtetet e Bashkuara do të të jenë “të parat mes të barabartëve” midis fuqive të tjera të mëdha në vitin 2030 “për shkak të mbizotërimit në një varg të dimensioneve të pushtetit.”

Megjithatë, në të theksohet se me rritjen e shpejtë të vendeve të tjera, epoka e dominimit amerikan në politikën ndërkombëtare që filloi në vitin 1945, do të “nisë tatëpjetën”.

Raporti thotë se në Evropë, Gjermania ka gjasa të mbetet lider e 26 vendeve të tjera të Bashkimit Evropian për shkak të perspektivës së saj të rritjes ekonomike.

Në të thuhet se deri në vitin 2030, Rusia do të përballet me një rënie të popullsisë prej rreth 10 milionë njerëz – një rënie shumë e madhe e popullsisë krahasuar me vendet tjera.

Megjithatë, raporti thotë se për shkak të normave të rritjes ekonomike dhe politikave të emigracionit, Rusia mund të mbajë pjesën e saj aktuale të fuqisë globale.

Raporti thotë se “dinamika rajonale” në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore gjatë dekadave të ardhshme do të ketë potencial për të shkaktuar destabilitet më të gjerë.

Ai thotë gjithashtu se me teknologjitë e reja që kanë filluar t’i sigurojnë botës burime të tjera të naftës dhe gazit, ekonomia e Lindjes së Mesme do të jetë e detyruar që të bëhet më e larmishme.

Raporti thekson se nëse regjimi islamik i Iranit mban pushtetin dhe është në gjendje të zhvillojë armë bërthamore, “Lindja e Mesme do të përballet me një të ardhme shumë të paqëndrueshme.”

Por, aty nënvizohet se shfaqja e një Irani të reformuar dhe të fokusuar në modernizimin ekonomik mund të ketë efekte pozitive.

Raporti rendit Afganistanin dhe Pakistanin në mesin e 15 vendeve, që rrezikojnë të shndërrohen në “shtete të dështuara”.

Aty thuhet se rritja e ulët ekonomike, rritja e çmimeve të ushqimit dhe mungesat e energjisë do të paraqesin sfida të “ashpra” për qeverisjen në Pakistan dhe Afganistan.

Raporti thotë se India ka më shumë gjasa që të vazhdojë të konsolidojë avantazhin e saj të energjisë krahasuar me Pakistanin. Raporti thotë se ekonomia e Indisë tashmë është gati tetë herë më e madhe se ajo e Pakistanit dhe deri në vitin 2030, ky raport ”lehtë mund të jetë 16 me 1”.


Ja si do të jetë Bota në vitin 2030 Bota1
/BBC/Shekulli Online/

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
aahahahahah ska shanca nejse po shqiperia jon???/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons