- Rreth 26 vetë dyshohet se kanë mbetur të vrarë të premten nga të shtënat në një shkollë fillore në Konektikat (Connecticut) të SHBA.
Personi, që besohet të ketë qenë sulmuesi, është i vdekur, ndërsa, rreth 26 persona kanë vdekur, mes tyre edhe 18 fëmijë, në incidentin në shkollën fillore, Sandy Hook, në Newtown të Konektikatit, një qytet që njihet si ndër më të mirët dhe vetëm pak kilometra larg nga New York City.
Detajet në lidhje me personin e armatosur dhe motivet e mundshme nuk dihen, raporton MSNBC.
Paraprakisht bëhet e ditur se autor i krimit masiv dyshohet të jetë babai i një prej fëmijë, nxënës në shkollë dhe kjo shihet si arsyeja pse personi ka hyrë brenda shkollës.
Mësohet se autori ishte me dy armë dhe gjatë qitjes me armë ka mbetur i vrarë, dyshohet nga policia e mbërritur në numër të shtuar sapo u raportua ngjarja.
Në shkollë mësojnë 645 fëmijë nga mosha 5 deri në atë 10 vjeçare. //noa