Flamuri shqiptar ne logon e motorit me te madh te kerkimit, Google, surprizoi miliona shqiptare. Sapo ora shenoi 00:00, iniciativa e te riut Klajdi Hena nga Korça, emigrant ne Miçigan, u be realitet. Nepermjet nje peticioni ne faqen e internetit www.change.org, ai arriti te marre firmat e 75 mije shqiptareve. Ata i kerkuan Google qe te vendoste nje Doodle (logot qe vendos Google ne faqen e saj), me flamurin shqiptar me 28 Nentor, me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se pavaresise.
Nisma e te riut shqiptar qe jeton ne SHBA, Klajdi Hena, eshte pranuar nga drejtuesit e kompanise gjigante, faqja e se ciles klikohet nga me shume se nje miliard veta ne dite. Pikerisht per kete ngjarje qe gazmoi miliona shqiptare, komuna Libonik ne Korçe ka propozuar ta shpalle “Qytetar nderi” Klajdi Henen. Propozimi eshte bere diten e sotme, ndersa pritet te marre miratimin ne menyre unanime nga te gjithe keshilltaret e komunes Libonik. Te gjithe klikuesit e Google ne Shqiperi e Kosove u ballafaquan me flamurin kuqezi dhe nje numer 100, qe simbolizon 100-vjetorin e pavaresise se Shqiperise. Ne fakt, nje ndryshim i tille i faqes mund te shihej vetem nga perdoruesit e IP-se shqiptare, dhe jo ne shtetet e tjera. Qe kerkesa te merrej parasysh nga drejtuesit e Google, duhet te kishte te pakten 50 mije veta. Por iniciativa e te riut korçar e tejkaloi kete shifer. Google ka pasur kohet e fundit disa praktika te ndryshimit te logove, ne respekt te datave historike apo edhe evenimenteve te tjera. Logoja e flamurit shqiptar ne faqen e Google pushtoi edhe profilet e miliona shqiptareve. kosovalbaner.