Washington – Frika e fundit të botës shkakton depresion dhe vetëvrasje tek fëmijët dhe të rinjtë. Ky është alarmi i funditi i NASA-s, sipas të cilët parashikimi i fisit Maya për apokalips në dhjetor të 2012 ka sjellë mjaft shqetësime tek njerëzit. David Morrison, astrobiolog në NASA Ames Research Center thotë se merr një numër të madh e-mailesh nga qytetarë të shqetësuar, kryesisht nga të rinjtë.
“Shumë prej tyre thonë se nuk mund të hanë, kanë shqetësime me gjumin, ndërsa të tjerë thonë se mund të bëjnë vetëvrasje. Nëse për disa njerëz kjo është shaka, për disa të tjerë është mister, dhe është një bërthamë njerëzish që shqetësohen vërtetë”, shprehet Morrison.
NASA ka botuar në faqen e saj në internet arsyet pse bota nuk do të marr fund në 21 dhjetor 2012. Origjina e parashkimeve është e lidhur me autorin azerbajxhanas, Zecharia Sitchin, i cili në 1976 shkroi se kihste gjetur dhe përkthyer dokumente identifikuese të planetit mashtrues. Sitchin vdiq në vitin 2010 në moshën 90-vjeçare.Por shkencëtarët thonë se nuk ka asnjë palnet të tillë.