Një veprim i mirë i një polici në Nju Jork, bëri xhiron e botës nëpërmjet fotografisë që shikoni.
Polici Larry DePrimo pa në rrugë një të pastrehë që i zbathur qëndronte në mes të të ftohtit dhe i bleu një parë çizme.
Më pas, ai u shpreh: “Unë, i veshur me dy palë çorape e këpucë dhe përsëri kisha ftohtë! Nuk e mendova gjatë, por menjëherë i bleva një palë çizme për ta ndihmuar”.
Dhe ky veprim i mirë i tij, u fotografua nga turistja Jennifer Foster me aparatin e saj celular. Ajo u ndodh rastësisht aty dhe fotografinë ia dërgoi me e-mail rajonit policor të Nju Jorkut.
Siç edhe pritej, fotografia u vendos menjëherë në faqen zyrtare të policisë së Nju Jorkut. Kështu, brenda 24 orësh polici u shndërrua në hero të qytetit. Deri më tani pëlqimet (likes) kanë shkuar 493.000, shifër kjo në rritje, ndërsa fotografia vazhdon “udhëtimin” e saj në botën internetike në çdo cep të globit.