Në emër të nxënësve hapet një adresë me foto me shënime fyese
LEDIA LLESHI
GRAMSH-Një ngjarje e çuditshme që ka lidhje pikërisht me një ndër faqet më popullore sociale facebook është regjistruar në qytetin e Gramshit. Në emër të një klase të gjimnazit “Shefqet Guzi” është hapur një faqe facebook-u duke përdorur fotografitë e klasës me mbishënime fyese për çdo foto me fjalë fyese sidomos për vajzat e kësaj klase.
Padia
Me gjithë tentativat për ta bllokuar, kjo faqe është ende e hapur dhe nxënësit janë detyruar t’i drejtohen policisë. Sipas dëshmisë së tyre në polici, faqja duhet të jetë hapur para një jave kur një prej tyre ka parë fotografitë rastësisht duke njoftuar të gjithë klasën. Të shqetësuar gjimnazistët kanë lajmëruar mësuesen e tyre kujdestare dhe nëpërmjet specialistëve është tentuar bllokimi i faqes, por kjo ka qenë tepër e vështirë dhe ende kjo faqe fyese qëndron e hapur. Atëherë klasa e 11 ka vendosur të bëjë një denoncim kundër Facebook. Duke mos pasur shumë njohje për këtë lloj vepre penale, por edhe vetë nxënësit kanë dashur të shkojnë të bëjnë denoncimin e tyre në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit të shoqëruar nga prindërit. Pasi kanë takuar specialistin e kësaj fushe ata janë kthyer sërish në Gramsh. Denoncimi i nxënësve duhet të bëhej në komisariatin e Gramshit dhe më pas të kalojë në Drejtori për t’u nisur drejt policisë së krimeve kibernetike. Ata kanë deklaruar se të gjithë do të firmosin denoncimin për këtë që ka ndodhur. Dyshimet janë për një të njohur, por që mund të arrihet tek autorët duke hetuar.
Mësuesja e klasës Mimoza Kacani thotë se ky rast është mjaft shqetësues pasi i dëmton të gjithë. Gjetja e autorit të kësaj fyerje publike do të bëjë që të tjerët të mendohen mirë para se të bëjnë një gjë të tillë. Ne do të kërkojmë që të hetohet deri në fund për këtë rast që fyen gjimnazistët në rrjetin më të dashur për ta, facebook. Nxënësit vetë shprehen se kanë dyshimet e tyre, por që deri tani nuk i kanë të vërtetuara. Të gjithë bashkë do të kërkojnë që hetimi të zbardhë autorin dhe të marrë ndëshkimin e merituar.