Alarm në Britani, virusi i ri kërcënon njerëzimin!
Në alarm është vënë Britania e Madhe, pas vdekjes së një burri 38-vjeçar nga Glassgow.
“Daily Mail” raporton se 38-vjeçari është viktima e parë që humbi jetën në Britani, pasi ishte prekur nga një virus shumë i rrezikshëm të ngjitur nëpërmjet kafshëve shtëpiake por edhe të egra të Afrikës dhe Azisë.
Ky virus mund të jetë fatal për njeriun pasi është aq i rrezikshëm, saqë mund të shndërrohet në vdekjeprurës. Simptomat ngjasojnë me ato të një gripi të zakonshëm: dhimbje koke, temperaturë e lartë, dhimbje në kyçe në stomak dhe të vjella.
Ky virus, i quajtur “Armageddon”, ka të njëjtat karakteristika me virusin SARS.
Sipas specialistëve, në 30% të rasteve, vdekja është e pashmangshme, ndërsa nga ky virus në vitin 2003 kanë humbur jetën mbi një mijë vetë në gjithë botën.
Mjekët arritën në konkluzionin se nuk është njeriu transportuesi i virusit, por ky virus ngjitet nga kafshët tek njeriu. Pas kërkimeve të bëra, dyshohet se “fajtorët” janë lakuriqët e natës në Azi.
Sipas artikullit në fjalë, mjekët janë të shqetësuar se ky virus misterioz mund të shndërrohet në një epidemi të re, e cila kërcënon me zhdukjen e racës njerëzore brenda pesë vjetësh! Mos e ekzagjerojnë anglezët vallë?!