]Duket se mënyrat e festimit të 8 marsit kanë ndryshuar ndjeshëm për femrat shqiptare, sidomos për ato në kryeqytet.Tashmë ato nuk mjaftohen më me piknike apo dreka dhe darka. Kështu, në disa prej lokaleve të natës në Tiranë, dje femrat kanë festuar duke parë djem të zhveshur, të cilët kanë dhënë shfaqje për to, ndërsa si traditë, kjo mënyrë festimi ka nisur që vjet, kur është marrë edhe video.Dukuria po përqafohet nga shumë femra të moshës nga 20 deri në 50 vjeç, kryesisht nëpunëse në institucione shtetërore dhe private, nga bota e medias, biznesit, etj.Në bar “Mumja” prenotimet për 8 marsin ishin bërë prej ditësh duke mos mbetur asnjë biletë pa shitur.Ashtu si atje, edhe tek disa lokale të tjera në Tiranë, janë organizuar evente të posaçme për femra. Janë ftuar meshkuj, djem në moshat 20 deri 30 vjeç, të bardhë dhe me ngjyrë, shqiptarë dhe të huaj, të veshur herë si ushtarakë, herë si policë, herë si marinarë dhe ide të tjera të “çmendura”.Skema funksionon njësoj si tek bar-striptiz ku shkojnë meshkujt dhe soditin femra që zhvishen top-less.Edhe në këto lokale për 8 mars, zhveshja është elementi kryesor i festës, por janë meshkuj që zhvishen dhe “shesin” pamjen e trupit të tyre për femrat.
NOA
NOA