Harrojmë nëse pimë alkool? Ç’ndodh në të vërtetë
Pirja e tepërt e alkoolit dihet që bën keq, kjo është thënë prej kohësh nga mjekët.
Gjithsesi në popull është shpërndarë ideja se pirja e tij ndihmon për të harruar, kur në të vërtetë alkooli dëmton zemrën, gjendjen mendore dhe prish kthjelltësinë e gjykimeve.
Një studim amerikan hedh poshtë idenë se duke pirë alkool ne harrojmë, pasi theksohet se në të vërtetë ankthi, stresi dhe dhimbja bëhen edhe më të mëdha nëse vijojmë në këtë rrugë.
Për të hedhur poshtë këtë bindje studiuesit amerikan të NIAA (National Institute on Alcohol Abuse and Alcoholism) dhe të Bowles Center for Alcohol Studies të Universitetit të Karolinës së Veriut, bën një eksperiment te minjtë duke i trembur me një zhurmë në mënyrë të përsëritur.
Më vijim minjtë u dehën me alkool dhe u përballën sërish me një tjetër goditje dhe kur u dha sërish për të pirë ata vijonin të ishin të frikësuar.
Rezultoi se ata minj që nuk pinin më alkool u mësuan me tingullin dhe nuk u trembën në goditjet e radhës, ndërsa ata që vijuan të pinin ishin edhe më të trembur.
Si rrjedhojë u arrit në përfundimin se alkooli e zgjat traumën dhe zvogëlon aftësitë për të vepruar.