Bangladesh: “I vdekur”, kthehet pas 23 vitesh
Një burrë, i cili në fshatin e tij në Bangladesh ishte shpallur i vdekur, u kthye në shtëpi pas 23 vitesh. Familjarët e tij u befasuan kur panë Moslemudin Sarkar për herë të parë, që kur u larg
ua në vitin 1989.
Ai ishte ndihmuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq pasi ishte burgosur në Pakistan prej 15 vitesh. Në një intervistë telefonike për “Daily Mail”, Sarkar tha se kishte hyrë në Indi pa dokumente në vitin 1989, pa informuar familjen.
Ai u arrestua kur u përpoq të hynte ilegalisht në Pakistan për të gjetur punë, dhe qëndroi atje 15 vjet. Kishte shkruar letra për familjen, por ato nuk kishin mbërritur kurrë.