Forumi Kuq E Zi
UDHËZUES  PËR PËRDORIMIN E LIBRIT TË TRANSPARENCËS  "Matura Shtetërore 2012" Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
UDHËZUES  PËR PËRDORIMIN E LIBRIT TË TRANSPARENCËS  "Matura Shtetërore 2012" Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
UDHËZUES  PËR PËRDORIMIN E LIBRIT TË TRANSPARENCËS  "Matura Shtetërore 2012" Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
UDHËZUES  PËR PËRDORIMIN E LIBRIT TË TRANSPARENCËS  "Matura Shtetërore 2012" Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
UDHËZUES
PËR PËRDORIMIN E LIBRIT TË TRANSPARENCËS


Matura Shtetërore 2012



Libri i Transparencës, është një faktor shumë i rëndësishëm për transparencën e procesit të Maturës Shtetërore, dhe në shërbim të të gjithë kandidatëve maturantë që dëshirojnë të studiojnë në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik (IALP).
Libri i Transparencës plotëson kuadrin e informimit të saktë dhe të drejtë, dukuri që përshkon të gjithë procesin e Maturës Shtetërore dhe të regjistrimeve në IALP.
Tashmë të gjithë maturantët kandidate të shkollave të mesme të Republikës, kanë marrë rezultatet e të katër ose pesë provimeve të Maturës Shtetërore. Tek Libri i Transparencës, çdo kandidat maturant gjen të gjithë elementet përbërës të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme, Notën ose pikët mesatare të tre, katër, apo pesë viteve të shkollës së mesme, rezultatin e provimit të Letërsisë, Matematikës dhe dy ose tre provimeve të lëndëve me zgjedhje, preferencat e përzgjedhura prej tij në Formularin A2, për programet e studimit, që ofrojnë Universitetet Publike për vitin akademik 2012-2013.
Mbi bazën e elementeve të lartpërmendur në libër janë dhënë pikët e fituara nga secili maturant për çdo preferencë, të llogaritura në bazë të koeficienteve të përcaktuar nga MASH.
Libri i Transparencës, do të përmbajë të dhënat e kandidatëve maturantë të çdo shkolle. Materiali për çdo shkollë do të shpërndahet në rrethin përkatës. Për çdo shkollë janë renditur vetëm maturantët e saj, të cilët kanë kaluar të katër ose pesë provimet e Maturës Shtetërore dy provimet e detyruara dhe dy ose tre provimet me zgjedhje të detyruar dhe konkurrojnë për programet e studimit të zgjedhur prej tyre në jo më shumë se 10 preferenca.
Nuk përfshihen në Librin e Transparencës, maturantët që nuk kanë kaluar qoftë edhe në një nga katër ose pesë provimet, pra janë vlerësuar me notën 4 (katër), si edhe ata maturantë që nuk kanë nota D1, D2, Z1, Z2 dhe Z3 kaluese të pasqyruara në bazën e të dhënave, apo kanë të paplotësuar notën, ose pikët mesatare të shkollës së mesme.

Secili kandidat maturant ka kutinë e tij ku në rreshtin e parë jepen: Numri rendor; numri identifikues i maturantit (ID), që e ka shoqëruar gjatë gjithë procesit të Maturës Shtetërore;
Në pjesën majtas poshtë janë emërtesat dhe notat e shkallëzuara të 5 ose 6 elementeve vlerësues të Maturës Shtetërore, në bazë të të cilave llogariten pikët, pra janë arritjet që përbëjnë pjesën Meritë të kandidatit maturant, në parimin Meritë –Preferencë. Këto elemente vlerësues janë dhënë me emërtesën përkatëse.
Më tej vijohet me Preferencat e kandidatit, të renditura ashtu si janë kërkuar prej tij në Formularin A2. Preferencat përmbajnë numrin e programit të studimit, emërtesën e programit të studimit. Në krah jepen katër koeficientet për secilin program studimi sipas kësaj renditje:
I pari: koeficienti i shkollës (KSH); I dyti: koeficienti për provimin e parë me zgjedhje (KZ1);
I treti: koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje (KZ2) dhe
I katërti: koeficienti për provimin e tretë me zgjedhje (KZ3).
Në librin e transparencës nuk paraqiten gjeneralitetet e maturantit kandidat (emri, atësia dhe mbiemri) me qëllim që të mbrohen të dhënat e tij personale.
Llogaritja e pikëve të secilit prej kandidatëve bëhet në bazë të kombinimit të formulave të realizuara në një program kompjuterik për programet e studimit pa konkurs me 2 dhe 3 provime me zgjedhje dhe për programet e studimit me konkurs (shih në faqen e AKP-së www.akp.gov.al ose në faqen e internetit të MASH www.mash.gov.al ).

Për programet e studimit me konkurs, formula llogaritëse është:
UDHËZUES  PËR PËRDORIMIN E LIBRIT TË TRANSPARENCËS  "Matura Shtetërore 2012" 10928525


Pikë Matura – janë pikët e llogaritura me formulat e përmendur më sipër të faqes së AKP.
Pikë Max Matura – janë pikët e llogaritura me formulën e mësipërme, por ku të pesë notat D1, D2, Z1, Z2 ose dhe Z3 janë të barabarta me 10 ndërsa pikët mesatare (MES janë 11.2). (Pikë Maximale 7168 pikë)
% Maturës – është përqindja që zënë pikët e Maturës në programet e studimit me konkurse.
Pikë Konkursi – janë pikët që ka fituar kandidati në konkursin përkatës
Pikë Max Konkursi – janë pikët maksimale që mund të merren në konkurrim
% Konkursi – është përqindja që zë konkursi në Maturën Shtetërore.

Në librin e transparencës për ata maturantë kandidatë që kanë dhënë provime me zgjedhje dhe kanë të pasqyruara të 5 ose 6 elementet për llogaritjen e pikëve, për programet e studimit që janë me konkurse nuk janë llogaritur pikët, ato janë shënuar me 0, meqenëse konkurset do zhvillohen më vonë. Për rrjedhojë ato nuk janë pikët përfundimtare për ato programe studimi, sepse në fazën e shpërndarjes pikët për programet e studimit me konkurse do të llogariten siç edhe është shpjeguar më lart (me formulën për programet e studimit me konkurse).
Libri i Transparencës është një libër pune, ku secili mund të kontestojë ndonjë pasaktësi në të dhënat që shikon, por për çdo ndryshim, do të kërkohet dokumentim zyrtar nga Drejtoritë Arsimore të rretheve.

Ju urojmë suksese


Agjencia Kombëtare e Provimeve

Drejtoria e Pranimeve


https://kuqezi.albanianforum.net/

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
flm per lajmin ak

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
tani do pub listat Wink

https://kuqezi.albanianforum.net/

mace

mace
Antar Special
Antar Special
ok

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
??? per cfar?

https://kuqezi.albanianforum.net/

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
$EB@$TJ@N shkruajti:??? per cfar?
per listen

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons