Pak ditë pasi policët amerikanë qëlluan dhe vranë një person që mbante një thikë në dorë në mes të Times Square, një tjetër video është xhiruar teksa një oficer i policisë së New York-ut qëllon mbi një qen të racës pit bull në mes të ditës, përpara njerëzve që ulërinin. Pronari i qenit ishte shtrirë përtokë pa ndjenja, ndërkohë që qeni dukej në gjendje të tërbuar. Fillimisht në video duket kur ai sulmon një kalimtar dhe më pas i sulet policit i cili nxjerr pistoletën dhe qëllon dy herë mbi të. Në sfond degjohen kalimtarët që akuzojnë policin se përse qëlloi mbi qenin.
Mediat amerikane bëjnë me dije se qeni i ka mbijetuar plumbave ndërsa mësohet se për incidentin në fjalë ka nisur një hetim. Megjithatë polici u mbrojt duke thënë se e qëlloi qenin për vetëmbrojtje pasi ai mund ta kishte kafshuar. Ndiqni videon e pazakontë!/alb-observer/