Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të vdekur në vend burri dhe bashkëshortja e tij. Tragjedia ka ndodhur afër Aksay në rajonin Rostov. Janë ndeshur dy makina, Audi dhe VAZ 2114. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të vdekur në vend burri dhe bashkëshortja e tij.
Fëmijët e tyre, 4 dhe 18 vjeç, janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Njëri nga fëmijët ka djegie të lëkurës, tjetri plagë në bark.
Vozitësi që ka incizuar këtë aksident fatal ka deklaruar se aksidenti ishte aq i rrezikshëm dhe vetëm 2 sekonda ka mjaftuar qe edhe ai të pësojë në këtë tragjedi.
“Më vjen keq për këta njerëz, unë i nxora fëmijët e tyre nga makina e shtypur”, ka deklaruar ai.