Janë dy nga femrat që bënë emër dhe epokë të paktën në muzikën dhe skenën shqiptare, por tentuan që të dyja në Evropë dhe Amerikë të bënin pak famë.
Këto janë Adelina Ismaili dhe Bleona Qereti. E para u rikthye këtë verë me një këngë ritmike që po dëgjohet shumë, ndërsa e dyta rikthehet këto ditë në një turne super të reklamuar në medien e Shqipërisë, për të kënduar në vendlindjen e saj.
Bleona kishte vite që e përmendte Timbalandin, por ajo që u pa ishte vetëm kalimi i saj në tapet të kuq, e asgjë më shumë, ndërsa Adelina tentoi që kënga e saj në gjuhën angleze të depërtonte edhe në mediet e huaja, por asgjë nuk u vërtetua.
Një këshillë, vajza qëndroni me këmbë në tokë dhe këndoni për shqiptarët, sepse muzika botërore ka rregulla të forta./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/