Derisa për problemet si stresi dhe zhurma nuk mund të bëni shumë, ka disa gjëra të vogla ndaj të cilave keni kontroll, por ua pengojnë apo ua prishin gjumin.Nëse jeni si popullata mesatare e hemisferës perëndimore, problemet familjare dhe problemet në punë, zhurma gjithnjë më e madhe dhe ndriçimi i qyteteve tona qëndrojnë në mes jush dhe gjumit kualitativ. Dhe derisa në disa nga këto probleme është vështirë, gati e pamundshme të ndikohet, ka disa gjëra në të cilat keni shumë ndikim, ndërsa ju pamundësojnë që të flini mirë.
Ju sjellim më të shpeshtat.
Variacioni në mes zogut të natës dhe atij që zgjohet herët
Të gjithë që duan të zgjohen herët për punë pesë apo më shumë ditë në javë, e dinë se gjumi më i gjatë në vikend është njëkohësisht bekim dhe mallkim. Bekim se nuk keni nevojë të zgjoheni para gjelave, ndërsa mallkim për shkak faktit se ajo apo dy ditë ju ndryshojnë tërësisht rutinën.
Trupi ynë e pëlqen rutinën, për të cilën arsye në përçarjet e tilla reagon me ndjenjën e lodhjes dhe pavullnetit, të hënën.
Leximi në shtrat
Leximi para gjumit është shprehi të cilën e praktikojnë shumë, ndërsa
konsiderohet mënyrë më ë mirë për të rënë në gjumë sesa, për shembull,
shikimi i televizorit. Fatkeqësisht, nëse e mësoni trupin që çdo natë të
lexoni para gjumit, do të bini në situatë ku aspak nuk do ta mundeni të
gjeni para se i lexoni disa kapituj.
Nëse dëshironi që të bini në gjumë duke lexuar, bëjeni këtë në një divan
të rehatshëm dhe kur ju vjen gjumë, vetëm hidhuni në shtrat.
Surfimi në internet deri në orët e hershme
Drita e ekranit të kompjuterit stimulon trurin, çka është gjëja e fundit për të cilën keni nevojë nëse dëshironi të shkoni në shtrat me shpejt. Përveç kësaj, truri juaj do të vazhdojë të përpunojë informata edhe shumë gjatë pasi që të fikni kompjuterin, çka do t’jua çrregullojë po ashtu gjumin.
Kurrë mos shkoni në shtrat menjëherë pasi që të përfundoni me internetin. Kursimi në dyshekun kualitativ Dyshekët janë një nga gjërat e rralla për të cilën vlen ajo shprehja “sa pare, aq muzikë”. Fatkeqësisht nuk ka dyshek kualitativ për të cilin nuk keni nevojë të ndani një sasi të konsiderueshme të parave. Megjithatë, konsiderojeni këtë investim në shëndetin tuaj dhe mos të ndiheni me faj. E njëjta gjë vlen edhe për pjesët e tjera, si jastëkët dhe çarçafët. Ky thjesht nuk është vendi ku duheni të shikoni çdo para.
Drita e natës
Hapësira në të cilën flini duhet të jetë e errët dhe e ajrosur. Madje edhe drita në sipërfaqen e orës suaj të alarmit mund t’jua çrregullojë gjumin e mirë, e për dritën e televizorit as të mos flasim. Shumica nga ne jemi të prirë për të nënvlerësuar ndikimin e
Dritës në gjumin e mirë, por ekspertët vazhdimisht paralajmërojnë se si kjo është një nga kushtet themelore pa të cili n të gjithë truqet e tjera janë të kota. Dëgjojini.
Numërimi i deleve
Kur nuk arrini të flini, më e keqja është të shikoni në tavan dhe të prisni derisa t’ju marrë gjumi. Nëse nuk arrini të flini brenda 30minutash qëkur jeni shtrirë, ekspertët propozojnë që të çoheni dhe të bëni ndonjë punë të mërzitshme – si të merreni 0me listën e faturave dhe shpenzimeve mujore, lexoni gazetat dhe shikoni ndonjë seria në televizor.Aktiviteti i cili kërkon lodhjen minimale të trurit do të vërë në gjumë trurin tuaj.
Ushtrimet në orët e vonshme
Edhe pse ushtrimet gjatë ditë janë mënyrë e shkëlqyeshme që në mbrëmje të shtriheni në shtrat, kurrsesi nuk rekomandohen vonë në mbrëmjes për arsyen sepse për disa orë do të zgjojnë organizmin tuaj. Ushtrimet intensive rrisin temperaturën trupore dhe pompojnë
gjakun në muskuj, çka kurrsesi nuk e lehtëson gjumin.