Ja çfarë thonë dhëmbët për ne..
Dhëmbët e bardhë na bëjnë më tërheqës si dhe tregojnë lidhur me gjendjen tonë shëndetësore.Dhëmbët e bardhë, korrekt dhe uniform i bëjnë njerëzit në tërheqës, në raport me të verdhët dhe ata me hapësira ndërmjet.
Dhëmbët shihen si pasqyrë thuhet në një studim të publikuar në revistën “PLoS One”, ku janë krahasuar dhëmbët e natyrave të ndryshme.
Studiuesit u treguan fotografitë 150 të rinjve vullnetarë, ku shfaqeshin gojë të buzëqeshura për të kuptuar se kush ishin më tërheqëset.
Siç transmeton noa.al, rezultatet treguan se si dhëmbët e verdhë dhe ata me hapësira ndërmjet ishin më pak tërheqës.
Por diferenca e tërheqjes u vu re mes dhëmbëve të verdhë dhe atyre të zbardhur artificialisht, ku këta të fundit nuk u pëlqyen, pasi bardhësia jo natyrale u cilësua si fallco.
Në vijim u konkludua se te femrat dhëmbët kanë rëndësi edhe për pjellorinë, pasi sëmundjet dhe gjendja e dhëmbëve mund të jenë shkak për sëmundje gjenetike si dhe ato të gjakut.
U sugjerohet femrave që të buzëqeshin sa më shumë pasi kështu i bëjnë për vete meshkujt, dhe se sa më shumë të bardhë ti ketë dhëmbët femra aq më pjellore është.