Kjo është nëna që joshi të birin 16-vjeç duke e hedhur në shtrat!
Kjo është Mistie Atkinson 32-vjeç, e cila shokoi mbarë opinionin amerikanë kur u arrestua me akuzën e kryerjes së marrëdhënies seksuale me birin e saj.
Atkinson, u dënua të mërkurën e shkuar me 4 vjet e 8 muaj heqje lirie, nga Gjykata e Lartë e Napa në Kaliforni. Megjithatë, ajo refuzoi të pranonte akuzat të incestit, duke e quajtur atë që ndodhi ndërmjet saj dhe të birit 16-vjeçar… “Tërheqje gjenetike”
32-vjeçarja ishte arrestuar pasi ishte në një hotel me të birin e saj. Nën dhe djali jetonin të ndarë, pasi kujdesin e tij e kishte i ati. Që të dy, nënë e bir nuk ishin takuar për 15 vjet dhe gjithçka filloi kur e ëma i dërgonte fotografi lakuriq të bririt nëpërmjet facebook!
Sipas Napa Valley Register, e dënuara me heqje lirie, deklaroi në gjyq: “Nuk ndjejë se duhet të dënohem për incest, pasi ekziston diçka që quhet “Tërheqje gjenetike”. Është një dukuri shumë e fuqishme që ndodh në 50% të njerëzve të ritakohen me një familjarë apo kushëri të tyre, pasi kishin humbur lidhjet për shumë vite”.
Një grup psikologësh, pretendon se të afërmit e ndarë për një kohë të gjatë mund të ndjejnë tërheqje për njëri-tjetrin, kur ata të takohen përsëri si të rriturit.
Megjithatë, hulumtimi që është kryer në këtë subjekt është shumë i kufizuar dhe nuk mund të merret parasysh.