Miliarderi jetoi dy muaj me gruan e vdekur
Trashëgimtari i kompanisë Tetra Pak është shpallur fajtor të mërkurën në Londër për mosvarrosjen e gruas së tij, trupi i të cilës është zbuluar i pajetë në shtëpinë e çiftit pasanik.
Miliarderi H
ans Rausing, 49 vjeç, një nga njerëzit më të pasur në Britani të Madhe, me gruan e tij ishin një çift i njohur për problemet e tyre me drogë.
Ai pranoi në gjykatë se kishte jetuar për dy muaj me trupin e pajetë të gruas së tij. Ai gjithashtu pranoi para Gjykatës së Londrës se kishte vozitur veturën nën ndikimin e drogës.
Hans Rausing është arrestuar më 9 korrik, ndërsa e ngiste veturën në mënyrë të rrezikshme. Duke kërkuar në shtëpinë e tyre luksoze në lagjen Chelsea, policia pati zbuluar trupin e pajetë të gruas së tij, Eva Rausing, 48 vjeç, në një gjendje të lartë dekompozimi. Nëna e katër adoleshentëve ishte shtrirë pranë një krevati nën një grumbull rrobash dhe qese mbeturinash, transmeton Albinfo.
Autopsia tregoi se ajo ka vdekur më 7 maj, ndërsa kishte drogë (kokainë) në gjakun e saj. Fillimisht i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Hans Rausing më pas është akuzuar për "mosvarrosjen" e gruas së tij në bazë të rregullave njerëzore.