David Langton-Gilks, një 16 vjeçar nga Britania e Madhe i cili është prekur nga një tumor në kokë, ka pranuar me qetësi faktin se i ka ngelur vetëm pak ditë jetë. I lodhur nga lufta 5 vjecare me tumorin, adoleshenti që për pak kohë diplomohet, vendosi të ndërpres edhe kurat e ilaceve të cilat mund t’i zgjasnin jetën pak më shumë. “Tashmë jam i lodhur me kurat. Në jetë, nuk mund të fitosh çdo betejë. Dua të shijoj kohën e mbetur. Nuk ka kuptim që të shkoj në mbrëmjen e diplomimit i shtrirë në krevat. Tashmë e shoh jetën në një perspektivë krejt tjetër”.- u shpreh David në një intervistë pasi rasti i tij u bë publik në media.
I prekur nga një medulloblastoma, djalit iu tha disa javë më parë se ishte shumë pranë rikuperimit të plotë, por testet e fundit mjekësore treguan se tumori i tij kishte lëshuar metastaza dhe ishte zhvendosur edhe në shtyllën kurrizore. Mjekët paralajmëruan prindërit se nuk mund të bëhet më asgjë për të shpëtuar jetën dhe si rrjedhojë, iu këshillua që të rritej doza e radioterapisë dhe kimioterapisë, për të përmirësuar cilësinë e jetës së mbetur. Kështu 16 vjeçari duhet të pinte 15 tableta në ditë për të luftuar dhimbjet. Por ai i refuzoi duke pohuar se shumë shpjet do të vdiste dhe nuk kishte kuptim të pinte sërish ilaçe.
E megjithatë ai e ka edhe një dëshirë të fundit: Të jetoj deri në fillim të korrikut për të qenë i pranishëm në mbrëmjen e diplomimit. Edhe pse mjekët nuk i japin asnjë shans, ku i dihet, zoti është i madh…