LUSHNJE - Një rast tronditës raportohet nga Lushnja. Një çift bashkëshortësh romë që lëviznin nga Lushnja në drejtim të Fierit janë aksidentuar me një mjet tip taksi e cila ka përfunduar në kanal. Dy bashkëshortët në gjendje të dehur kanë raportuar se bashkë me ta ka qenë dhe një foshnje dy vjeç, por ata nuk mbajnë mend ku e kanë fëmijën e tyre.
Polumbarë që mbërritën pasdite nga Tirana kanë nisur kërkimet në kanal për gjetjen e fëmijës. Dëshmitarët kanë pohuar se foshnja gjendej në makinë dhe janë të sigurt se ai ka përfunduar në kanal. Kërkimet e polumbarëve kanë vijuar përgjatë gjithë pasdites së martë dhe janë ndërprerë natën për shkak të errësirës. Ati pritet të rifillojnë sërish të mërkurën.
Pas aksidentit policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit 51-vjeçarin Mihail Dhamo.