Ksamil përbën një nga pasuritë si natyrore edhe arkeologjike më të pasura në vendin tonë. Ajo përbën një nga perlat e natyrës shqiptare, me plazhe të pastër e të virgjër, me vijë bregdetare të larmishme me gjire, kepa ,ishuj e shkembinj interesantë, me monumente kulture, me Butrintin dhe Sarandën afër, fare pranë ishullit të Kërkyrës dhe rrugës detare nga Greqia në Itali, pra një pikë e rëndësishme për nje turizëm elitar.
Ksamil ndodhet në krahinën jugore të vendit në një largësi prej 12 km larg qëndrës së rrethit të Sarandes të perfshirë në Qarkun e Vlorës dhe ka një sipërfaqe prej 63.6 km2, popullsi prej 7716 banore dhe përfshin në territorin e saj qytezën e Ksamilit dhe fshatin Manastir, por nga ana tjeter ndodhet qyteti antik i Butrintit, liqeni i Butrintit si dhe ishujt e saj.