Të mërkurën, pak para se të fillonte seanca, Edi Rama u ul të shkruante mesazhin e radhës në “Twiter”, por s’po u besonte syve kur pa se adresa nuk po i hapej. E provoi katër-pesë herë, por hiç. Iu errën sytë, se mendoi mos ia kishin vjedhur dhe thirri menjëherë Erion Veliajn, se ai ia ka hapur këtë faqe. Por Erioni ngriti supet dhe i tha se fjalëkalimi (password) me të cilin ai e kish hapur në fillim kishte qenë REFRESH, por më pas kryetari e kish ndërruar vetë “Pa mendohu njëherë se mos ia ke ndërruar prapë! Unë, për shembull, i vë një emër që ta mbaj mend kollaj. Adresës sime ia kam vënë fjalëkalimin Grise…”, tha Erioni, që s’mundi ta mbaronte fjalinë, se ndeshi në vështrimin e zemëruar të kryetarit, që iu kujtua proçka që bëri me atë letrën vartësi i tij. “Lëri trapllëqet, por më thuaj si ta zgjidhim këtë punë, sepse unë nuk jam as në parlament!” iu kthye Rama.
“Po ja, marrim Kol Ballën dhe bëjmë një edicion special të ‘Top Storyt’. Në studio marrim dhe Muç Nanon, se ai, si parimor që është, ti e di që s’na ka thënë ndonjëherë ‘plaç’ me gojë, dhe e kopsitim këtë muhabet. Ai Koli i bën ndonjëherë ato pyetjet me zarar, por aty ia bëjmë dermanin”, tha Erioni.
Duket se edhe kryetarit i pëlqeu kjo. “Ashtu le të bëhet, mirë të vajti mendja! Kështu mund ta mbajmë fytyrën time në televizor gjatë gjithë kohës së seancës. Ta shohë Saliu tashti se çdo t’i bëj! Po atë fjalëkalimin do ta gjesh se s’bën, ndryshe të të mos shoh më vërdallë këtej!” iu përgjigj Rama dhe mori në telefon Kolin që t’i thoshte idenë e tij, domethënë idenë e Erionit.