Krematoriumi në flakë, shkaku: një e vdekur obeze
Një krematorium në Austri mori flakë ndërkohë që po digjej trupi i një gruaje obeze. Zjarrfikësit e qytetit të Graz-it mbërritën në vendngjarje për të parandaluar flakët që të përhapen.
Kjo çështje është raportuar gjerësisht në median austriake dhe ka nxitur një debat për të kufizuar peshën e trupave që digjen në krematorium.
Disa vende si Zvicra dhe Britania kanë që tani krematoriume të posaçme për njerëz mbi peshë. Gruaja që shkaktoi flakët ishte më shumë se 200 kilogram.
Media shkruan se temperatura e filtrit arriti 300 gradë celsius dhe zyrtarët e kuptuan se diçka nuk po shkonte siç duhej kur tymi nisi të përhapej në godinë. Ata e fikën pajisjen, por filtri kishte marrë tashmë flakë.