Përballja e dy herë kampionit evropian, Francës dhe vendlindjes së futbollit, Anglisë, përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Të dy golat u shënuan nga futbollistët e Manchester Cityt, Lescott dhe Nasri.
Edhe pse Franca kontrolloi lojën më shumë, duke aplikuar pasime të shkurtra, rastet më të mira për shënim i pati Anglia në fillim të këtij ballafaqimi. Në minutën e 15-të Milner mirë i iku kurthit të pozitës jashtë loje, por kotë iu shmang portierit të Lyonit Lloris, pasi nuk ia doli të plasoi topin në portën e zbarët. Pikërishtt pas çerek ore, më i sakt doli të jetë bashkëlojtari i tij tek Manchester City, Lescot, kur me kokë mposhti francezët pas harkimit perfekt në zonë nga kapiteni, Gerrard. Pas golit të pësuar, Franca vazhdoi me qetësi të kontrolloi lojën, ndërkaq para se të barazoi shifrat në minutën e 35-të, Diarra me kokë kërcënoi seriozisht portën rivale, por Hart reagoi për mrekulli duke evituar rrezikun. Megjithatë katër minuta më vonë, ai kapitulloi kur një tjetër futbollist i kampionit të Premier Leagues, Man City, Nasri me goditje të saktë jashtë 16 metërshit barazoi shifrat, duke gjetur me saktësi këndin e pambuluar të “gardianit” të portës angleze.
Edhe në pjesë-lojën e dytë, francezët ishin ata që kontrolluan mesfushën, edhe pse anglezët ishin munduar me pesë futbollistët të mbulonin të gjitha hapësirat. Cabaye ka munduar të shënoi golin e fitores, por goditja e tij në momentet vendimtare u devijua nga Welbeck. Derisa anglezët filluan takimin me vetëm një sulmues, në çerekun fundit trajneri Hodgson ndryshoi skemën duke inkuadruar edhe Defoen në vend të mesfushorit Parker, por megjithatë sulmi anglez nuk mundi të bëjë më shumë.
Franca – Anglia 1:1 (1:1)
Stadiumi “Donbass Arena” në Donetsk
Shikues: 51. 500
Shënues: Nasri (39’) – Lescot (30’)
Gjyqtar: Nicola Rizzoli (Italy)
KV: Chamberlain
Franca: H. Lloris, M. Debuchy, A. Rami, P. Mexes, P. Evra, Y. Cabaye (Martin), A. Diarra, F. Malouda (Ben Arfa), S. Nasri, K. Benzema, F. Ribery
Anglia: J. Hart, G. Johnson, J. Terry, J. Lescott, A. Cole, J. Milner, S. Gerrard, S. Parker (Defoe), A. Oxlade-Chamberlain (Henderson), A. Young, D. Welbeck (Walcott)
Statistika – plus
Gjuajtjet në portë: 8-1
Gjuajtjet pranë porte: 6-3
Posedimi i Topit: 60% – 40%
Goditjet nga këndi: 11-4
Pozitat jashtë loje: 0-5
Ndërhyrjet e Palejuara: 9-7