'Seks me pagese per 4 vite', Zhang Ziyi perfshihet ne skandal
Aktorja orientale më e famshme, Zhang Ziyi, ditët e fundit është vënë në qendër të një skandali seksual. Zhang Ziyi, e njohur në Europë si protagonistja kryesore e filmit “Kujtimet e një geishe”, mungoi në Festivalin e Kanës, ku pritej që të prezantonte filmin e saj të ri. Motivacioni zyrtar? Ylli i kinemasë ndërkombëtare ishte e zënë me xhirimet e një filmi tjetër. Ndërkohë kronikat e këtyre ditëve flasin për një arsye tjetër: një skandal seksual me protagonistë një prej ish-ministrave të Partisë Komuniste kineze.
Aktorja është duke zhvilluar ”një betejë” me gazetat kineze, në veçanti me “Apple Daily”, gazetën e Hong Kongut, që e ka cilësuar Zhang Ziyi si një prostitutë të nivelit të lartë. Sipas tabloidit më të shitur kinez, aktorja ka përfituar shuma të mëdha parash për disa takime intime me ish-ministrin kinez të tregtisë, Bo Xilai.
Në total kanë qenë 11 takime brenda harkut kohorë të 4 viteve (nga viti 2007 deri në 2011) mes ish-sekretarit provincial të Chongqing dhe aktores bukuroshe. Madje, sipas gazetës “miq intimë” të aktores kanë qenë edhe disa biznesmenë të fuqishëm të vendit.
Për katër vite, Zhang ka arritur të grumbullojë 110 milionë dollarë nëpërmjet prostitucionit”, shkruan “Apple Daily”.