Agron Llakaj braktis TV Klanin për Vizion Plus
Moderatori dhe humoristi Agron Llakaj do të largohet nga TV Klan, bën të ditur Bluetooth. Prej një viti e gjysëm ai drejtonte emisionin “Kush do të bëhet milioner”. Sipas suplementit të GSH, mësohet se Llakaj do të shkojë tek Vizion Plus, për të drejtuar një emision tjetër, por nuk janë bërë të ditura më shumë detaje për formatin e ri. Lajmi se Agron Llakaj do braktiste Portokallinë në Top Channel shkaktoi shumë komente.