Nadya Suleman, e cila lindi tetë fëmijë në vitin 2009, ka vendosur të përfitojë para, ashtu që do ta fillojë punën si striptizetë në një bar nate.
TMZ raporton se ‘Oktonëna’ ka rezervuar datat 11 dhe 15 korrik për të performuar në një lokal në Palm Beach të Floridës.
Ky bar është i njohur për valltaret që zhvishen lakuriq, mirëpo Nadya do t’i mbajë veshjet e brendshme dhe nuk do t’i vallëzojë në prehër asnjërit nga klientët.
Burime të tjera thonë se ajo, po ashtu, ka xhiruar edhe një film pornografik, i cili do të shfaqet gjatë kësaj vere.
Striptizi pritet të jetë vetëm si paralajmërim i filmit për të rritur, nga i cili Nadya pritet të fitojë shumë para. /Telegrafi/