Forumi Kuq E Zi
Kokaina “Made in CIA”  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kokaina “Made in CIA”  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kokaina “Made in CIA”  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kokaina “Made in CIA”  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Kokaina “Made in CIA”  Empty Kokaina “Made in CIA” 25/6/2011, 16:48

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Avionë të inteligjencës amerikane për të dërguar në Guantanamo terroristët e dyshuar dhe që tani përdoren për trafikun e drogës.

E ndërkohë prodhimi i drogës është gjithmonë e në rritje, OKB manipulon të dhënat. Denoncimi vjen nga “Libera”, shoqata italiane kundër mafies.

Nga rrëmbimet e aktivistëve myslimanë në Evropë, në trafikun e drogës në Kolumbi. Në punët e pista të CIA-s asgjë nuk hidhet tutje. As avionët e përdorur nga qeveria e SHBA-së në operacionet e “extraordinary rendition”: Transferimi në Guantanama apo në qelitë e torturave në Lindjen e Mesme të intregalistëve të dyshuar, me apo pa proces, bashkëfajtorë të terroristëve të “Al Kaedës”.

Disa prej këtyre avionëve janë rishfaqur në linjat klandestine që bashkojnë Amerikën e Veriut me zonat e kultivimit apo të tranzitimit të arit të bardhë.

Ja trashëgimia që administrata Bush i lë botës: Një nivel të lartë prodhimi dhe shpërndarjeje të kokainës jashtë kontrollit. Kjo falë edhe një falimentimi të studimeve dhe vlerësimeve të Agjencisë Antidrogë të OKB-së në Vjenë, të drejtuara nga italiani Antonio Maria Kosta, organizmi kryesor botëror i cili me raportet e tij vjetore duhej të monitoronte aktivitetin e narkosve dhe të adresonte politikat e qeverive.

Një kërkim i Aleksandër Donatit, ish-drejtues i “Coni”-t dhe konsulent në Agjencinë Botërore Antidoping, ka verifikuar të dhënat e bëra publike nga OKB mbi trafikun e drogës. Ai ka zbuluar se prej vitesh shifrat janë nën nivelin e duhur.

Një vrimë e madhe numrash që çon në nënvlerësimin e sasisë së drogës në qarkullim, në Itali dhe në vende të tjera evropiane, ku pluhuri i bardhë është kthyer në një substancë e konsumuar gjerësisht nga adoleshentët. Çmimet e një doze janë në ulje, nga ku “Ndrageta” kalabreze është ngjitur në majat e importimit në Evropë”.

Nën koperturë

Ia vlen t’ia nisësh nga operacionet midis Kolumbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe ja ku shfaqen në qiell të njëjtët avionë të përdorur nga CIA për të transportuar të burgosurit e Guantanamos. Asnjë sekret deri këtu. Çdo gjë është në internet.

Por duke ndjekur gjurmët mund të niset nga një incident i ndodhur në Meksikë dhe nga të dhënat e furnizuara nga Ministria e Transporteve britanike mbi fluturimet e dyshuara të CIA-s në Evropë. Në 24 shtator të 2007-s, një avion xhet biznesi luksoz kalon hapësirën ajrore të Meksikës. Pilotët drejtohen për në veri, drejt kufirit me Shtetet e Bashkuara.

Por brenda pak sekondash kuptojnë se janë në telashe. Ndoshta kanë mbajtur një kuotë shumë të ulët kur po përpiqeshin që t’i fshiheshin radarëve. Dhe për këtë dy motorët kanë konsumuar më shumë karburant se ç’ishte parashikuar. Duhet të ulen sa më shpejt të jetë e mundur.

Edhe pse ngarkesa që kanë shpërndarë në mënyrë të bilancuar midis sediljeve nuk është nga ato që mund të deklarohen në doganë: 126 valixhe me një total prej 3 tonë e 300 kg kokainë të pastër.

Ndoshta shkaku i konsumit të lartë është mbipesha e benzinës: e barabartë me 41 pasagjerë për një avion që zakonisht mban vetëm 14. Të dy pilotët kërkojnë autorizimin për të ulur në Kankun. Por aeroporti i refuzon. Riprovojnë në Merida. Por edhe atje nuk pranohen. Përgjohen dhe kapen nga një helikopter i ushtrisë.

Avioni ulet dhe tani pa karburant shkon edhe përplaset në një pyll. Mungesa e benzinës eviton shpërthimin. Të dy pilotët dhe 1/3 e bordit të avionit shpëtojnë. “Janë yankee” nuhasin ushtarët. Valixhet plot me kokainë gjenden midis rrënojave të avionit. Dhe këtu mbarojnë lajmet zyrtare.

Shtypi lokal njofton se avioni ishte nisur nga Rionegro i Kolumbisë. Dhe Rionegro është qendra e aeroportit të Medelin, kryeqyteti i narkosve.

Edhe marka e avionit është amerikano-veriore: N987SA. Por kur hetuesit meksikanë dhe gazetarët kërkojnë siglën e motorit, në internet gjenden përballë një surprize. Avioni shfaqet në dy listat që Ministria e Transportit të Londrës i ka dorëzuar Këshillit të Evropës për hetimet mbi fluturimet e CIA-s dhe rrëmbimet e qytetarëve të dyshuar në lidhje me terrorizmin.

Ndërmjet 2001 dhe 2004 marka e avionit “Gulfstream” fluturon 18 herë midis Britanisë së Madhe, Irlandës, Francës dhe sipas regjistrimeve amerikane, midis Shteteve të Bashkuara dhe Guantanamos. Deri në ditët e aksidentit në Meksikës, avioni i përket shoqërive të përfshira në trafiqet me Kolumbinë apo në shërbimet qeveritare.

Një tjetër avion i CIA-s përdoret në nëntor të 2004-s për të transportuar më shumë se 1 ton kokainë në Nikaragua. Pas një ulje në një fushë pambuku, diçka nuk shkon dhe “Beechcraft 200” me siglën N168D braktiset. E njëjta sigël shfaqet në aktet e Komisionit të Hetimit të Parlamentit Evropian, i drejtuar nga italiani Klaudio Fava mbi sekuestrimet e personave nga 007 midis Uashingtonit dhe Evropës.

Edhe në listën e Ministrisë së Transportit britanik, me fluturime në Irak, Greqi, Itali, Spanjë, Portugali, Gjermani, Islandë. Ndërmjet 2002 dhe 2004 sigla N168D rezulton në pronësi të “Devon Holding&Leasing”, që sipas hetimeve të Parlamentit Evropian, është një shoqëri koperturë e qeverisë së SHBA.

Në rrjetën e ngushtë midis operacioneve legale dhe me ndihmën e agjentëve sekretë të korruptuar mbeten të përfshirë edhe avionë të tjerë: ndërmjet tyre edhe një “Dc9” me 5 tonë e gjysmë kokainë në bord, i ulur për një defekt në Meksikë në prill të 2006-s. Pilotët ia mbathin. Për javë të tëra autoritetet aeronautike të Uashingtonit nuk tregojnë se kush ishin pronarët. Do t’i rezultojë më pas një shoqërie në kontakt me CIA-n.

Kjo shoqëri vetëm disa ditë para avionit të ngarkuar me kokainë, ka shitur Dc9. Ka nevojë të madhe për mjete për të transportuar drogën nga zonat e prodhimit në ato të shpërndarjes, drejt SHBA-së dhe Evropës.

Në 16 dhjetor të 2008-s në shtetin meksikan të Sonorës, në kufi me SHBA, sekuestrohen 7 avionë të pajisur për tymosjen e kultivimit të bimës së kokainës. Nuk duhet të gjendeshin aty. I ishin dhënë operacioneve antidrogë në Kolumbi. Dikush më pas i ka impenjuar për transportin e kokainës drejt Shteteve të Bashkuara.

Letrat false

Kërkimet e Alesandro Donatos, e promovuar nga shoqëria antimafie “Libera”, demonstron tani se numrat e dhëna nga Agjencia e Vjenës, përveç se që janë prekur, prej vitesh janë edhe nënvlerësuar.

Si ato të shpërndara nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Alesandro Donati për gjatë gjithë vitit 2008, ditë për ditë, nëpërmjet internetit, ka mbledhur të dhënat mbi sekuestrimet e kokainës, plantacionet e shkatërruara, rafineritë e zbuluara dhe perkusorët kimikë të zbuluar në Kolumbi dhe në pjesën tjetër të botës.

Të dhënat zyrtare janë të publikuara nga faqet zyrtare të internetit të qeverive, komandot ushtarake dhe policia. Dhe llogaritë nuk janë të sakta.

Vetëm për sekuestrimet në botë të kloridratit të kokainës, (substanca e përfunduar) në 2008 arrihet në një sasi prej 778 tonë. OKB nuk i ka stabilizuar akoma shifrat për 2008. Por për 2007 ka deklaruar një prodhim të kloridratit të kokainës prej 994 tonë, nga të cilat 600 tonë vetëm në Kolumbi.

Nëse këto shifra janë të vërteta, do të thoshte se kokaina e sekuestruar në 2008 i ekuivalon 78.26 për qind të prodhimit planetar në 2007. Pra një sukses i padiskutueshëm i politikave antidrogë në botë, të cilat për sa i përket kultivimit të bimës së kokainës, rrudhen në një politikë të vetme: kontrollin e SHBA nëpërmjet luftës ndaj narkos në Kolumbi dhe Meksikë, dhe tentativave për të influencuar vende të tjera në rajon, siç është Venezuela.

Në krye të listës së shpenzimeve të Uashingtonit, për sa i përket kokainës, qëndron në fakt “Plan Kolumbia” i nisur në vitin 2000: 4 miliardë e gjysmë dollar nga taksat e kontribuuesve amerikanë për operacionet ushtarake të deklaruara apo sekrete, shkatërrimi i plantacioneve dhe futja e kulturave të tjera zëvendësuese.

Rritja e shifrave mbi prodhimin e kokainës dhe afrimin e të dhënave reale, do të thoshte denoncimin përpara taksapaguesve se “Plan Kolumbia” ka falimentuar. Dhe ndoshta pikërisht për këtë fakt numrat e Agjencisë së Vjenës pranë OKB koinçidojnë, përveç disa ndryshimeve të vogla, me ato të paraqitura nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Por këto shifra duke u prekur dhe u rritur kanë evituar të deklarojnë se sasia e drogës së sekuestruar të kalojë atë sasi të prodhuar. Por rezultati mbetet gjithmonë i mahnitshëm. OKB (ndjekur nga Departamenti i SHBA) deklarojnë një prodhim të kokainës në Kolumbi prej 300 tonësh në 1996 dhe 600 tonë në 2007.

Me fjalë të tjera: Ndërhyrja e SHBA dhe mbërritja e financimeve nga Uashingtoni kanë provokuar dyfishimin e prodhimit të kokainës. Realiteti i shifrave dhe narkodollarëve në lojë është më dramatike. Kush i ka ndryshuar të dhënat? Dhe mbi të gjitha përse?

Laboratorët klandestinë

Askush nuk ka denoncuar asnjëherë falimentimin e planit të Uashingtonit që bie mbi këtë trafik dhe që i përket edhe Evropës. Të njëjtën gjë ka bërë edhe zyra e OKB-së, e besuar më parë Pino Arlakit dhe më pas Antonio Maria Kostës.

E megjithatë Agjencia e Vjenës i kishte instrumentet për ta bërë. Edhe financimet: me një buxhet prej 332 milionë dollarësh në 2008 dhe ndërmjet financuesve edhe Komisioni Evropian, e dyta Kanadaja, e treta SHBA, përpara Suedisë, Italisë dhe Holandës.

Kërkimi i “Libera” ekzaminon midis shumë aspekteve, aktivitetin e “kristalizaderos”: laboratorët klandestinë në të cilat kokaina transformohet në kloridrat.

Gjatë 2008, shkruan Donati në llogarinë përfundimtare që do të publikohet në muajin shkurt mbi “Narkomafiet”, “në Kolumbi janë regjistruar 2338 aksione antidrogë që i përkasin zbulimit dhe shkatërrimit të më shumë se 3400 laboratorëve të prodhimit të ndërmjetëm dhe të 311 kristalizaderos.... Autoritete kanë formuluar shifrat e prodhimit mujor për 152 kristalizaderos, pra gjysma e totalit.

Edhe ky rezultat hedh poshtë të dhënat e OKB: “Duke shumëzuar 152 vlerësimet”, shpjegon Donati, “arrihet në një total prej 599 tonë e 494 kg të prodhimit mujor të kloridratit të kokainës”. Vetëm në një muaj arrihet prodhimi vjetor i vlerësuar nga OKB (600 tonë). Kësaj do t’i shtohej edhe prodhimi i kristalizaderos të tjerë të sekuestruar dhe atyre që nuk janë zbuluar kurrë.

Kërkimi i “Libera” bën llogaritë: “Rezultati final në llogari lejon që të arrihet në një rezultat se 313 kristalizaderos të shkatërruar në Kolumbi kanë prodhuar në 2008 të paktën 1400 tonë kloridrat kokainë. Një vlerësim i prodhimit kolumbian për 2008, të paktën 2 mijë tonë merret në konsideratë me mjaft kujdes, edhe pse 3-4 herë më e madhe se vlerësimet e OKB dhe 4-5 herë më e madhe se ato të SHBA.

Edhe hetimet e antimafies italiane hedhin poshtë shifrat e Agjencisë së Vjenës: 600 tonët janë vetëm sasia e trafikuar në Evropë çdo vit nga “Kamorra” dhe “Ndrageta”.

Llogaritë nuk dalin edhe sikur të konsiderohet sipërfaqja e kultivimeve të shkatërruara nga helmet, që ndërmjet të tjerash eliminojnë edhe ata që jetojnë në këto zona: Në 4 gusht 2008 në Departamentin e Vikada në Kolumbi u shënua vdekja e 25 fëmijëve të komunitetit sikuanos, guayabweros dhe nukas pas operacioneve të tymosjes.

“Manipulimet sistematike të të dhënave në të cilat bën pjesë edhe zyra e OKB për luftën ndaj drogës me autoritetet e SHBA”, thotë Donati, “kanë pasur vetëm një orientim: atë të nënvlerësimit të shifrave deri në atë pikë sa i kanë shndërruar këto vlera shifrash në groteske. Ky qëndrim nuk mund të shpjegohet vetëm me nevojën për të demonstruar rolin efikas ndaj luftës kundër drogës.

Ekspertët amerikanë kishin të gjithë vitet në dispozicion për të korrigjuar shënjestrën. Nëse nuk e kanë bërë, duhet ta mbyll se objektivi i vërtetë i “Plan Kolumbisë” ishte një tjetër: Ai i futjes në dorë të trafikut të drogës. Pra pjesë të shtetit kanë gënjyer Kongresin Amerikan”.

Është gati i njëjti konkluzion i shkruar në 2005, në një relacion të Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA. “Mungesa e provave evidente të progresit të dokumentuar në luftën kundër drogës dhe në neutralizimin e grupeve paraushtarake është e habitshme”, shkruajnë senatorët, “duke konsideruar miliarda dollarët që Kongresi aprovoi dhe stancioi për të financuar, që prej vitit 2000, për luftën ndaj drogës dhe çrrënjëzimin e plantacioneve”.

Ndërmjet atyre që e firmosën, edhe ajo e senatorit që prej disa ditësh është përgjegjës për atë që do të jetë apo nuk do të jetë në të ardhmen. Emri në fundin e këtij dokumenti është: Barak Obama, Ilinois.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
kisha ngju skisha ngju po hera par qe ket e nigjoj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

» Made in Albania :D

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons