Do të duhej të ishte dita e saj e madhe për të shkëlqyer, përderisa ajo iu bashkua pjesës tjetër të yjeve hollywoodiane në festivalin e fimit në Kanë, por në fakt për aktoren kosovare dita shkoi nëpër ballinat e mediave ndërkombëtare.
Fatkeqësisht aktorja kosovare Arta Dobroshi përfundoi e skuqur, pasi në mënyrë aksidentale u tregoi fotografëve më shumë se që mund të ketë dashur.
Ylli shqiptar promovoi gjatë të premtës filmin Trois Mondes (Tri Botëra), së bashku me kolegët e saj Raphael Personnaz dhe Clotilde Hesme.
Fotot skandaloze që i shihni më poshtë tashmë janë duke bërë xhiron e botës dhe mediat e mëdha botërore i kanë kushtuar hapësirë të veçantë këtij ‘gabimi’ të pa qëllimshëm të aktores, që u ndikua më shumë nga moti në Kanë, i cili gjatë të premtës ishte me erëra të forta. /Telegrafi/