Nëse i keni frikë fluturimet, mos e shikoni
këtë. Një video amatore ka kapur çastin
kur era e fortë ngre në ajër një avion të
parkuar në një aeroport në Kaliforni.
Videoja, e regjistruar të mërkurën dhe e
postuar në “YouTube”, tregon momentin kur
erërat me shpejtësi mbi 100 km/h patën
kontakt me një aeroplan që po qëndronte
në vend.
Normalisht, gjatë ngritjes avioni fluturon
mes erës dhe lëvizja e ajrit në krahë e ngre atë në qiell. Por videoja tregon se si
një aeroplan mund të ngrihet edhe kur nuk është në lëvizje, nëse era është
mjaftueshëm e fortë.
Nga lëvizja, avioni u gjet të nesërmen 45 gradë i zhvendosur nga pozicioni
fillestar.
Megjithatë, më pas u mësua se avioni në fjalë e ka përfunduar misionin në ajër
dhe është planifikuar të shkatërrohet, ndaj një pjesë e mirë e pjesëve të
brendshme janë hequr. Kjo e bën peshën e tij më të lehtë krahasuar me
aeroplanët normalë.
Prandaj mos u bëni merak, nuk do të ndodhë e njëjta gjë në fluturimin tuaj të
ardhshëm.
/Start/E.B/