Një tërmet në Italinë e veriut ka lënë të paktën gjashtë persona të vrarë dhe ka shkaktuar dëme serioze në ndërtesa në disa vende. Tërmeti 6 magnitudë (4.05 rihter) goditi në mesnatë, rreth 35 km në veri të qytetit të Bolonjës.
Zyrtarët thonë se tre nga viktimat vdiqën pasi ndërtesa ku ata po punonin u shemb ndërsa mbi 50 persona kanë mbetur të plagosur por mësohet se nuk kanë dëmtime serioze. Ekipet e shpërthimit kanë nisur të kontrollojnë zonën ku janë shembur ndërtesat për të parë nëse ka njerëz nën gërmadha.
Viktimat ishin punonjës të turnit të natës dhe njëri prej tyre kishte ndërruar turnin me një shok i cili donte të shkonte në plazh. Ndërsa një nënë, e cila mendohet se është nga Gjermania ka vdekur nga një sulm në zemër për shkak të tërmetit.
Kurse dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga ndikimi i sëmundjes që vuanin. Ndërsa një lajm i mirë është se një vajzë është nxjerr e gjallë nga rrënojat.
Lëkundja e fortë u ndje rreth orës dy të natës, kur shumica e njerëzve ishin në gjumë dhe qindra dolën në rrugë me rrobat e natës të kapur nga paniku.
Tërmeti më i fortë që ka goditur Italinë vitet e fundit ishte ai i Akuilës, i vitit 2009 ku mbeten të vdekur afërsisht 300 njerëz. /BBC/
Përgatiti: F.S