Kirurgu: 10 mijë USD për atë që më prezanton vajzën e ëndrrave
Thuhet se Nju Jorku është një xhungël e vërtetë kur bie fjala për takimet dhe lidhjet.
Megjithatë një kirurg i diplomuar në një nga universitetet më të mira në SHBA është prova e qartë se pamja, statusi dhe siguria financiare nuk të japin shumë avantazh kur bie fjala tek femrat.
Doktori Emi Chynn, që është edukuar në Harvard, ka postuar një njoftim në një revistë studentësh të Universitetit të Kolumbias ku ofron 10 mijë dollarë për atë që e prezanton me femrën e ëndrrave të tij. 43 vjeçari shkruan: ‘Kërkoj një femër të zgjuar, të ëmbël dhe të dobët, rreth 30 vjeç, për martesë’.
Më përpara po ky kirurg kishte nxjerrë një njoftim, duke kërkuar një asistente personale, që do e ndihmonte të gjente një të dashur. Ajo do jetonte pa paguar qira dhe do kishte një pagë të mirë. Në rast se do i gjente të dashur, ajo do merrte edhe shpërblim cash.