Forumi Kuq E Zi
Veçoritë sheruese të lakres  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Veçoritë sheruese të lakres  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Veçoritë sheruese të lakres  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Veçoritë sheruese të lakres  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Veçoritë sheruese të lakres  577226_448067111871382_141388129205950_1840395_989154849_n
Veçoritë sheruese të lakres

* Për dhembjet reumatike: lahet fleta e lakrës, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë.

* Për ishijas: fleta e lakrës zihet dhe derisa është e nxehtë, vihet në vend me dhembje. Mënyra e dytë: fleta rrafshohet duke u nxehur me anë të ujtisë dhe vihet në vend me dhembje.

* Për vena të zgjeruara: dy herë në ditë vihen fletët e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat deri lart.

* Për djegie: fletët e lakrës të freskët vihen mbi vend të djegur; njësoj veprohet edhe kur plaga përgjaket, nëse keni të thatin në trup, por edhe kur pëlcet koka nga dhembja.

* Për bronkit: vihen 3-4 fletë lakre në gjoks dhe në shpinë, aty ku dhembjet janë më të mëdha, përforcohen me fashë dhe mbahen tërë natën.

Në vend të fletëve, si fashë mund të përdoret edhe rasoji. Lecka laget në rasoj, nxehet dhe ndërrohet çdo gjysmë ore deri në 45 minuta. Nëse rasoji është fortë dhe fillon kruarja, atëherë zbutet me pak ujë. Fasha e këtillë mund të ndihmojë edhe tek kafshimi i insektit, te ndezja e venave dhe te të thatët.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Frutat dhe zarzavatet, çelësi i suksesit të natyrës dhe ndikimi i shkëlqyer që kanë mbi shëndetin, po “vriten” çdo ditë e më shumë nga kimikatet. Por si ndikojnë këto të fundit në shëndetin tonë dhe çfarë duhet të bëjmë.
Dietologia klinike, Blerina Bombaj shpjegon se cilat janë frutat që kanë ngarkesë më të lartë të pesticideve si edhe ato me ngarkesë më të ulët, dhe ajo çka është më e rëndësishme, se si duhet të ulim ekspozimin tonë ndaj tyre.

A mund të na shpjegoni për lexuesit rreth vlerave të frutave dhe zarzavateve, duke u fokusuar kryesisht te ato që nuk kanë kimikate?
Frutat dhe zarzavatet janë pika më fortë e dietës së rekomanduar sot, sepse janë të pasura në vlera ushqyese dhe, nga ana tjetër, nuk kanë shumë kalori të cilat po merren me tepricë. Gjithashtu, këto ushqime përmbajnë antioksidante që janë jetike për të mbrojtur qelizat tona nga një ambjent tepër toksik që na rrethon tashmë. Por, ashtu sikurse gjithçka në këto kohë moderne, edhe frutat dhe zarzavatet nuk janë lënë pa ndërhyrje, për të rritur sa më shumë prodhimin dhe për të zbukuruar pamjen e tyre.
Çfarë përfshijnë konkretisht këto ndërhyrje?
Ndërhyrje të tilla përfshijnë modifikimin gjenetik të farave (për të rritur rezistencën e tyre ndaj insekteve), përdorimin e fertilizuesve dhe të pesticideve e herbicideve. Këto të fundit përdoren për të eliminuar insektet, por, për fatin tonë të keq, ato depërtojnë në brendësi të shumë frutave dhe zarzavateve dhe me konsumimin e tyre këto kimikate përfundojnë në trupin tonë. Natyrisht që këto substanca janë tepër toksike dhe madje kancerogjene.

Cilat janë frutat apo zarzavatet që kanë ngarkesë më të lartë të pesticideve?
Ndër frutat dhe zarzavatet që kanë më shumë pesticide mund të përmendim si: Pjeshkët, mollët, specat rrumbullake, selino, nektarinat, luleshtydhet, qershitë, sallata jeshile, rrushi, karrotat, dardhët.

Po sa i përket produkteve me ngarkesë më të ulët të pesticideve cilat janë?
Këtu mund të përmendim si: Qepet, avokado, ananasi, pjepri, asparagu, bizelja, kivi, lakra, patëllxhani, bostani, domatja, brokoli, patatja e ëmbël.
Si mund ta ulim ekspozimin tonë ndaj këtyre kimikateve?
Natyrisht që pastrimi dhe larja e kujdesshme e këtyre produkteve e ul sasinë e tyre. Edhe heqja e lëkurës ndihmon në uljen e pesticideve, por asnjëherë nuk eliminohet krejtësisht. Ajo që unë do të këshilloja është që larja të bëhet me ujë të bollshëm dhe duke i fërkuar sa më shumë këto produkte. Nuk do të rekomandoja përdorimin e detergjenteve. Kujdes i veçantë, në sasinë e pesticideve që merren nga ushqimet, duhet të tregohet për fëmijët pasi ata janë shumë më të riskuar nga efektet e dëmshme të tyre.

Cila është zgjidhja?
Zgjidhja është refuzimi i industrializimit dhe preferimi i produkteve “organike” ose ndryshe “bio”. Deri tani ky biznes nuk është dukur shumë i suksesshëm pasi kanë kosto të lartë dhe fitim të ulët, megjithatë, pa dyshim është një biznes me të ardhme. Kur flasim për produkte organike, duhet të kemi parasysh zbatimin e disa kritereve tepër të rrepta dhe nganjëherë të pamundura.
Këto produkte, pasi kontrollohen rigorozisht, nëse plotësojnë çdo kriter dhe standard të vendosur, certifikohen si “organike” nga institucionet përkatëse që mund të jenë shtetërore ose private. Në Shqipëri dëgjojmë shumë shpesh termin “bio”, madje në tregun e madh të fruta-perimeve treçereku i tregtuësve pretendon që produkti i tij është “bio”. Në fakt, shumë pak njerëz janë në dijeni se cilat janë të gjitha kriteret që duhet të plotësohen. Këto standarde që përcaktojnë se çfarë duhet dhe çfare nuk duhet të bëjnë fermerët me produktet e tyre shkruhen në qindra faqe të Regjistrit Federal.

CERTIFIKIMI “BIO”
Frutat dhe zarzavatet – kimikatet që po na “vrasin”

Disa nga rregullat që duhet të plotesojë një produkt që të certifikohet”bio” janë:

Të mos jetë përdorur asnjë lloj pesticidi sintetik, herbicid, fertilizues
Të mos jenë mbjellë fara të modifikuara gjenetikisht, të mos jenë trajtuar produktet me rrezatim
Të jetë mbajtur raportim për gjithçka është përdorur dhe ju është treguar rregullisht inspektoreve për kontrollet përkatëse
Toka të mos jetë përdorur as më parë për mbjellje konvencionale dhe madje edhe tokat përreth
Toka e mbjelljes të jetë larg zonave industriale, aeroporteve dhe rrugëve nacionale. /ladyalbania/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons