A ekziston miqësia mashkull-femër ?!
Studimi i ri tregon që është i mundshëm, por njëkohësisht meshkujt më shpesh tërhiqen seksualisht nga shoqet, se sa e kundërta. Meshkujt më shpesh tërhiqen nga shoqet se sa femrat nga shokët. Po ashtu, meshkujt janë më të prirë për të vlerësuar në lidhje me atë se sa janë shoqet e tyre të interesuar seksualisht për ta. Në shumicën e rasteve tërheqja seksuale në mes shokëve konsiderohet ngarkesë. “Mendoj që meshkujt dhe femrat dëshirojnë të jenë shokë, dëshirojnë të krijojnë lidhje platonike. Por, informatat që i kam mbledhur tregojnë që tërheqja seksuale mund të krijojë probleme”, ka thënë April Bleske-Rechek, psikologe nga Universiteti në Wisconsin. Bleske-Rechek dhe bashkëpunëtorët e saj kanë hulumtuar se si personat heteroseksualë përballen me problemet e tërheqjes seksuale në miqësi. Sipas fjalëve të Bleske-Rechek, rezultatet e studimit nuk janë befasuese. “Meshkujt shpesh tërheqjen seksuale e nxjerrin nga konteksti”, ka thënë Bleske-Rechek. Shumë meshkuj, të cilët në kohën e testimit kanë qenë në lidhje, po ashtu kanë pranuar që shoqet e tyre i konsiderojnë tërheqëse dhe që me gjithë qejf do të kishin me to diçka më shumë se miqësi apo shoqëri. Duket që tërheqja fizike në mes miqve zhduket me vite, sepse numri i personave të vjetër të përfshirë në studim, të cilët kanë thënë që ndjejnë tërheqje, ishte shumë më i vogël se tek personat e rinj.