Qyteti ku njerëzit jetojnë më gjatë se kudo ...
Rreth 1 mijë njerëz të një qyteti, janë të bashkuar mes tyre nga një sekret shumë i vlefshëm: shëndeti i mirë dhe një jetëgjatësi e dukshme. Ai quhet Campodimele, dhe gjendet në krahinën e Lazios në Itali.
Ka qenë një ekip i shkencëtarëve nga Universiteti “La Sapienza” i Romës, i cili ka identifikuar tek ta një gen të përbashkët, që është në fakt edhe baza e faktit që ata jetojnë gjatë dhe kanë pak sëmundje.
Ekipi hulumtues, i koordinuar nga dr.Marcello Arca, ka bërë një shfaqje të plotë të karakteristikave klinike dhe gjenetike të banorëve të këtij qyteti të vogël vetëm 150 kilometra largnga Roma, të cilët rezultuan se kanë vlera veçanërisht të ulëta të kolesterolit në gjakun e tyre.
Studimi, i publikuar në revistën “Clinical endocrinology and Metabolism”, tregoi një mutacion në genin që sintetizon një proteinë të quajtur Angptl3.
Pikërisht, është kjo molekulë që vepron për heqjen e lipo-proteinave që bartin kolesterolin dhe trigliceridet në gjak. Kjo bën që këta njerëz, të kenë një lloj mbrojtje nga sëmundjet e zemrës dhe ato ishemike, por edhe ndaj diabetit.