Nisin të ndërtojnë parkingun pasi bënë pallatin..
Ndërtuesit e një blloku pallatesh në Kinë i kanë lënë banorët gojëhapur kur nisën të ndërtojnë parkingun nëntokësor pasi kishin ndërtuar godinën sipër.
I shqetësuar se mos diçka e tillë u rrezikon jetën, një person postoi online foto nga punimet që po bëhen.
Ai thotë se ata kanë harruar të ndërtojnë parkingun. “Është e qartë se parkimi dhe pallati ndërtohen njëkohësisht. Të gërmosh tani është si një recetë për katastrofë,” tha ai.
Kina është goditur disa herë nga skandalet me ndërtimet e dobëta. Në vitin 2009 një 13- katesh u shemb pa asnjë paralajmërim, duke vrarë një punonjës ndërtimi.