Shokohen banorët, qeni i ngul dhëmbët bebes një vjeç dhe e ha
Një fëmijë i ardhur në jetë vetëm 12 muaj më parë pësoi fund tragjik pasi u kafshua nga një qen race.
Onion është qeni që peshon 60 kilogramë i cili në lagje ku jetonte kurrë nuk ishte shndërruar në problem për banorët madje siç raporton noa.al, shpesh ata luanin me të.
Por këto ditë ai shihet si më i urryeri pasi ka bërë diçka të tmerrshme, ka ngrënë vogëlushin njëvjeçar, Xheremi (Jeremiah Esheë-Shahan).
Ngjarja e frikshme ka ndodhur në Las Vegas gjatë një feste. Vogëlushi gjendej në shtëpinë e gjyshes ku po festohej ditëlindja e tij. Atje ishin mbledhur prindërit, kushërinj e miq të tyre. Po ashtu dhe qeni 6 vjeç i shtëpisë së Jeremiah, një racë Mastiff që peshon mbi 60 kilogramë.
Në një moment i vogli po ledhatonte qenin. Krejt papritur, Onion i është kthyer Xheremit të vogël dhe i nguli dhëmbët në kokë dhe trup. Skena e tmerrshme u pa fillimisht nga i ati i Xheremit, Chris Shahan por kur ai u afrua ishte vonë.
Vogëlushi u dërgua në spitalin e Las Vegas ku dha shpirt pas tre ditësh në luftë me vdekjen.
Ndërsa urrejtja ka përfshirë banorët në lagjen ku ndodhi ngjarja e 27 prillit, aktivistët po përpiqen të shpëtojnë nga ndëshkimi fatal, Onion, qenin që kafshoi për vdekje të voglin. Onion ndodhet në karantinë nën dyshimet e tërbimit por s’ka gjasa të tilla pasi ai ishte qen shtëpie.
Shpjegimi që jepet në këtë rast është i thjeshtë. Fëmija mund ta ketë prekur qenin në zona ku kafsha mund të acarohet dhe reagimi ka qenë instikti prej kafshe duke mos dashur kurrë që t’i bëjë keq fëmijës, por vetëm në kushte vetëmbrojtjeje dhe pse të pamotivuar.