Sa e kanë vlerën organet në pazar
Nëse ndonjëherë keni menduar se jeta juaj nuk vlen asgje, kthehuni këtyre të dhënave dhe mendohuni përsëri.
Në të vërtetë edhe pse jeta është e paçmueshme, disa njerëz më shumë vlejnë të vdekur se sa të gjallë. Mirpo ja sa do t’ju kishin ofruar për organet tuaja.
Vetëm në SHBA, 113,100 njerëz janë duke pritur për transplantim organesh, kjo ka çuar edhe deri në ekzistencën e tregut të zi, ku ju mund shumë më lehtë dhe më shpejt por ama edhe më lirë, të arrini deri tek organi i dëshiruar. Sigurisht, nëse nuk ju intereson nga kush dhe prej ku ka ardhur.
Më shumë se 14.000 organe janë dhuruar në vitin 2011, kurse 18 njerëz vdesin çdo dit në pritje për transplantim. Por ekzistenca e tregut të zi, ka mundësuar që ky problem të zgjidhet më shpejt dhe jolegalisht. Vetëm në SHBA, 25 vitet e fundit, 1.700 familje kanë reportuar se janë vjedhur trupat e familjarëve të tyre, është vlerësuar një qarkullim prej 6 milionë dollarësh nga organet e vjedhura te trupit. Mënyra më e zakonshme për furnizimin e organeve është konsumimi i tyre përpare se trupi të varroset i cili besohet se, jo gjithmone e japin hirin si të tërë. Mënyra më e tmershme është kur me forcë meren organet nga njerëz të gjallë, në botë ekzistojnë të ashtuquajturat “farma për gjak” ku njerëzit janë mbajtur dhe janë “mjelur” për gjak në periudha të caktuara kohore.
Mirpo nëse ndonjëher vendosni ti shisni organet në tregun e zi, Medical Transcription ka bërë një “listë” të çmimeve:
Sytë – 1525 dollarë
Kokëza – 607 dollarë
Skull me dhëmbë – $ 1200
Supet – $ 500
Arterie koronare – 1.525 dollarë
Zemra – 119.000 USD
Mëlçia – 157.000 USD
Dora dhe parakrahu – 385 dollarë
Stomak – 508 dollarë
Shpretkë – 508 dollarë
Veshka – 262.000 USD
Zorrë e vogël – 2,519 dollarë
Fshikëz e tëmthit – 1219 dollarë
Lëkurë – $ 10 për 6.5 centimetra katror.