Facebook, nën hetim për blerjen e “Instagram”
Blerja prej 1 miliard dollarë e “Instagram” nga ana e Facebook është vënë në shënjestër të Komisionit Federal të Tregtisë në SHBA, që ka hapur një hetim.
Lajmin e bën të ditur “Financial Times”, sipas të cilës hetimi mund të bllokojë proçesin e transaksionit të parashikuar në dokumentat e rrjetit social për të zbarkuar në bursë.
Hetimi, rutinë për çdo marrëveshje që kalon shifrën prej 66 milionë dollarësh, do të zgjasë nga gjashtë deri në 12 muaj, por sipas vëzhguesve në fund blerja do të aprovohet.