Mjeti elektronik me të cilin nga një largësi prej 5 deri 20m bëhet komandimi i aparateve apo sistemeve të tjera elektronike dhe qe na ka bere me dembelin e shekullit.Telekomanduesi i televizorit është shpikur në vitin 1948 në ShBA dhe ishte i lidhur me një tel për aparatin dhe nëpërmjet tij bëhej ndryshimi i fotografisë së televizorit. Në vitin 1950 firma amerikane "Zenith" prodhon një telekomandus me të cilin komandoheshin të gjitha funksionet e aparatit. Këtij telekomanduesi ju dha emri "Lazy Bones" mirëpo edhe ky ishte i lidhur me një tel me aparatin.
Pesë vite më vonë komanduesi "Flashmatic" del në shitje dhe me të bëhej komandimi i funksioneve të televizorit nga largësia me rreze. Mirëpo shpesh përdorimi i tij ditën nuk funksiononte. Kështu një vit më vonë 1956 u zëvendësua "metoda e dritës" me teknikën e ultrazërit. Aparati i tillë u konstruktua nga austriaku Robert Adler.