Tirana eshte e ngritur mbi nje krim. Ose mbi disa te tille sebashku. Se paku keshtu pretendojne legjendat dhe deshmon historia. Nje histori qe nis ne vitin 1614, pikerisht atehere kur, Sulejman Pashe Bargjini, monumentin e te cilit sot e sheh kushdo qe kalon ne kryqezimin prane "Partizanit te Panjohur" vendosi te ngreje nje xhami, nje hamam, nje han dhe nje furre.
Gjithcka filloi me nje vrasje. Dhe te tilla u bene shume me pas, per te shtene ne dore kryeqytetin e ardhshem te Shqiperise. Nje shekull hakmarrje mes Bargjineve dhe Toptaneve dhe si keta te fundit shtine ne dore Tiranen.
Tirana eshte e ngritur mbi nje krim. Ose mbi disa te tille sebashku. Se paku keshtu pretendojne legjendat dhe deshmon historia. Nje histori qe nis ne vitin 1614, pikerisht atehere kur, Sulejman Pashe Bargjini, monumentin e te cilit sot e sheh kushdo qe kalon ne kryqezimin prane "Partizanit te Panjohur" vendosi te ngreje nje xhami, nje hamam, nje han dhe nje furre.
Por, tekat e ketij njeriu qe njihet sot si themeluesi i kryeqytetit tone, bene qe endrra e tij te lindte se bashku me nje konflikt. Sepse toka te ciles i kish vene syrin Sulejman Pasha, pikerisht ajo rreth te ciles shtrihet sot shtatorja e tij, kishte edhe nje pronar. Ai cope pyll zoterohej nga njefare Selman Beu, cili ashtu si ne legjendat akoma dhe me te lashta, i prishte naten muret qe Bargjini ngrinte diten. E gjithe kjo zenke perfundoi ne gjyq. E duke qene se kishte me shume pushtet, themeluesi i kryeqytetit te sotem e hodhi ne gjyq rivalin e tij. Legjenda thote se jo vetem qe i mori tokat por arriti qe gjyqi i larte i Stambollit t'i priste edhe koken. Keshtu Sulejman Pasha vuri dore mbi pronen e deshiruar. Por pasardhesit e tij nuk do ta gezonin aq lehte frytin e ketij krimi. A thua se gjaku i Selman Beut do te ishte si nje mallkim per gjithe trashegimtaret e Sulejman Bargjinit, qe e ngriti qytetin mbi token e marre pabesisht. Qe nga i pari, Ibrahim Bej Bargjini e deri tek ai i fundit Haxhi Etehem Beu (pasardhesi nga vija femerore e Bargjinolleve) do t'u duhej te luftonin shpesh qe te benin te tyren Tiranen.
Rivalet me te fuqishem ishin Toptanet e Krujes. Ne vitet '60 te shek.XVIII te pese vellezerit toptani kishin funksione te larta ne administraten feudale te kohes jo vetem ne Kruje por edhe ne Tirane, Ishem, Durres e madje edhe ne Stamboll. Kishin nen zoterimin e tyre nje varg cifligjesh ne Fushe-Kruje e ne Breg- Mat dhe ne afersi te Durresit. Ishin sipermarres te caktuar nga Stambolli te taksave shteterore, ne krahina te ndryshme te Shqiperise dhe kjo u kishte dhene mundesira te medha te mbanin rreth vetes forca te medha te armatosura dhe te krijonin nje rreth miqsh me influence ne oborrin perandorak te Stambollit. Keshtuqe ata synonin te kishin nen kontrollin e tyre edhe Kavajen e Tiranen, dy vende te pasura me prodhime bujqesore dhe te zhvilluar ne levizjen tregtare. Ndaj Bargjinet u bene tok me Allunet e Kavajes ne luften kunder ketij armiku te rrezikshem.
Nje lufte gati 70 vjecare u zhvillua mes Bargjinolleve dhe Toptaneve, deri ne vitin 1813, kur me ne fund keta te fundit, arriten ta kishin nen zoterimin e tyre kete qytet te shumedeshiruar. Studiuesi Kristo Frasheri sjell ne librin e tij "Historia e Tiranes", gjithe kete histori lufterash mes familjeve te medha, per Tiranen: duke ndaluar gjate ne momentet me kyce te kesaj lufte qe nga 1767 kur Toptanet moren goditjen e pare te rende ne Durres; apo dy vjet me pas kur Toptanet te egersuar me Bargjinet, leshuan kunder Tiranes bandat e tyre, te cilat palckisnin dhe vrisnin qytetaret e pambrojtur; apo ne 1788, kur pasardhesi i rradhes nga Bargjinollet, duke mos mundur te mbante Tiranen e rrethuar, u arratis e u strehua ne Durres...
Por interesante eshte se mes shume perleshjesh, e luftrash mes ketyre dy familjeve rivale, jane perdorur edhe shume dredhi. Te dyja fiset ne luften per te sunduar Tiranen, ne momentin kur bisedat diplomatike, nuk do te pinin me uje, do te ngrinin pusite. Kurthe te denja per "Makbeth-in" e Shekspirit, apo per "Komisionin e festes" te Kadarese.
Te paret qe prene ne bese miqte, ne konakun e tyre, ishin Bargjinollet. Per te siguruar qetesine e Tiranes se tij, Ibrahim Bej Bargjini kishte vendosur te ekzekutonte kreret e Toptaneve, Tahir dhe Ismail Age Toptanin. Me luftrat e ashpra, kishte arritur ta merrte Tiranen nga kthetrat e tyre, pasi ishte lidhur me dy aleate te fuqishem me Bushatllinjte e Shkodres dhe Allunet e Kavajes, por pa eleminuar kreret, e dinte se Tirana do te ishte gjithmonen e rrezikuar nga sulmet e Toptaneve. Keshtuqe ne nje kohe kur sundimtaret e Krujes ndjeheshin me te dobet se kurre, Bargjinollet do te vepronin lehtesisht me dredhite e tyre. Dore te mire u dha dhe nje udhezim qe Toptaneve u erdhi nga Porta e Larte, nga Stambolli per pajtimin me Bargjinollet e Tiranes. Thuhet se pajtimi u arrit, ndonese i siperfaqshem. Te dyja palet ishin te interesuara. Per Toptanet ishte nje mareveshje e imponuar nga rrethanat ne te cilat ndodheshin, kurse per Bargjinollet nje dredhi e llogaritur me se miri.
Pajtimi ishte parathenia e nje kurthi qe do te organizohej ne Tirane, me te vetmin qellim: zhdukjen fizike te pinjolleve me te fuqishem te familjes se Toptaneve. Ashtu sic rrefen dhe studiuesi Kristo Frasheri ne librin e tij "Historia e Tiranes" per kete kurth rrefehen variante te ndryshme, qe gjenden ne forme gojedhenash ne studime te autoreve te ndryshem. Por nisur nga te gjitha variantet, koha me e sakte kur mund te kete ndodhur ngjarja, rezulton te jete viti 1771. Ne nje dite shtatori te ketij viti Tahir Age Toptani dhe nipi i tij Ismaiil Age Toptani shkuan nga Kruja ne Tirane, ne shtepine e Ibrahim Bej Bargjinit, per te kryer deri ne fund pajtimin e per te nisur bisedimet per ceshtje te rendesishme. Toptanet sigurisht qe nuk do te kishin pranuar te hynin aq lehte ne deren e armikut me te betuar nese nuk do t'u kishte dale garant njeri prej personaliteve me te njohur te kohes ne Shkoder, Jusuf Age Parruca. E megjithate nuk eshte se paten shume besim. Shkuan ne deren e Bargjinolleve te shoqeruar nga 70 trima te armatosur.
Por as garancia, e as keta 70 trima nuk i shpetuan dot dy pinjollet e zene ne kurth, ne konakun e Bargjinolleve. Ne dhomen e pritjes, ungj e nip kishin hyre te shoqeruar vetem me 17 trima, ndersa te tjeret qendruan jashte (rrefimet e ardhura deri ne kohet tona nuk e kane treguar me saktesi nese pjesa tjerer mbeti jashte shtepise apo jashte qytetit fare). Pas pershendetjeve te zakonshme, kur mysafiret ishin duke pire kafene, nje fare Mytro Beu, i derguar posacerisht ne Tirane nga sundimtari i Shkodres ne keto kohe Mehmet Pashe Bushatlliu, u tha miqve te dorezonin armet, sepse ishin te rrethuar. Dy agallaret Toptane si dhe trimat e tyre, qe ndodheshin ne dhome, i flaken filxhanet e kafese dhe u ngriten duke nxjerre koburet nga brezi. Arriten te vrisin kater ose pese prej Bargjinolleve. U perleshen pastaj trup me trup, por ne fund u mposhten. Dy Toptanet, ungj e nip dhe trimat e tyre u lidhen dhe te nesermen e asaj dite u varen brenda ne Tirane. Studiuesi Frasheri citon ne librin e tij nje kronike te Shkodres-"Te dy Toptanet, ungj e nip i vrane ne Tirane shume keq. I varen ne litar, njerin nga njera ane e tjetrin nga ana tjeter dhe qendruan te gjalle gjithe diten dhe vdiqen shume keq sa nuk mund te thuhet me goje".
Eleminimi i udheheqesve kryesore te Toptaneve te Krujes, ishte nje fitore e madhe per Bargjinollet, edhe pse gjithcka ndodhi pabesisht, duke i prere ne bese miqte ne deren e tyre. Ndodhi ne nje kohe kur edhe Stambolli nuk e kishte shume mendjen se cfare ndodhte mes fedualeve te Shqiperise dhe nuk kishte mundesi te nderhynte ushtarakisht ne keto provinca sepse ishte e perqendruar ne luften me Rusine. Keshtu qe Ibrahim Bej Bargjini jo vetem zhduku armiqte e tij me te rrezikshem, por arriti te vendose pushtetin e tij te plote dhe gati te pavarur nga Stambolli mbi qytetin e Tiranes. Pra e ktheu qytetin ne nje pashallek autonom.
Triumfi i Bargjinolleve me eleminimin e dy krereve me te fuqishem te Toptaneve i detyroi krutanet te terhiqeshin perkohesisht dhe te mbroheshin duke u mbyllur ne kalane e Krujes. Por kjo ishte nje taktike qe do t'u sherbente vetem per fare pak kohe. Ata nuk do te harronin per asnje cast hakmarrjen per turpin qe u kishin lene ne dere Bargjinollet e Tiranes. Pra edhe pas zhdukjes se dy krereve te ashtuquajtur shume te rrezikshem, Tirana nuk shpetoi nga sulmet e Toptaneve. Dhe nuk do te shpetonte madje as nga nje gjeme qe do te ishte po aq e rende sa ajo qe feudalet e Tiranes u kishin bere krutaneve ne ate dite shtatorit. Hakmarrja ndodhi plot 17 vjet me pas, kur ne krye te Bargjinolleve ishte nje tjeter pasardhes, Kahraman Beu, ndersa ne krye te krutaneve Mustafa Pashe Toptani.
Dhe duket sikur historia ka rrjedhur po ashtu, si ne kohet e te pareve te tyre. Bargjinollet sapo e kishin marre serish Tiranen nga duart e Toptaneve, perseri fale ndihmes se Bushatllinjve: "Ndersa ushtrite shkodrane po renditeshin rreth kalase, Kahreman Bej Bargjinolli hyri ne Tirane pa lufte. Bargjinolli erdhi ne fuqi i mirepritur si i ati, nga qytetaret"-shkruan studiuesi Frasheri ne liber. Por ndryshe nga c'kishte ndodhur 17 vjet me pare, kete here Bargjinollet u mjaftuan vetem me marrjen e Tiranes dhe nuk kerkonin te prisnin serish koka udheheqesish, te Toptaneve. Ndaj nuk u shkuan nga pas Bushtallinjve, ndersa keta kerkonin te rrethonin Krujen. Ua kishin lene ne dore shkodraneve fatin e armiqve te tyre. Por brenda tri diteve e keqja u kthye nga ata. Largimi i menjehershem i Bushatllinjve nga kalaja e Krujes, per te mbrojtur kufijte veriore qe po rrezikoheshin nga nje sulm i befasishem i forcave austro-hungareze, do te thoshte se Bargjinollet duhet te viheshin ne gadishmeri per nje mesymje te re nga Toptanet. Por mesa duket keta te fundit kishin menduar se ishte pikerisht kjo koha me e favorshme per hakmarrjen e madhe.
Ndersa Tirana priste shperthimin e sulmeve, te parit te Bargjinolleve, Kahreman Beut i erdhi krejt papritur nje ftese per pajtim nga i pari i feudaleve te Krujes, Mustafa Pashe Toptani. Keta te fundit ishin te bindur se ne nje situate te tille kur Shkodra nuk mund t'i ndihmonte dot, Bargjinollet do ta pranon me lehtesi kete ftese. Duke i bere serish miq, pa perdorur luften, do te mund ta hakmerreshin ashtu si duhej, me te njejten monedhe. Keshtu ne gushtin e 1788-es Mustafa Pashe Toptani erdhi vete i pari ne Tirane, per t'u pajtuar me rivalin e tij. Edhe kete here Toptanet u priten me madheshti si 17 vjet me pare, por me nje ndryshim te madh. Kete here pas shkelqimit dhe mikepritjes nuk fshiheshin duart e vraresve. Ndaj, pasi pajtimi u be dhe u shpall publikisht, Toptani u percoll me po aq nderime nga Bargjinollet e kenaqur, te cilet besuan se gjakerat ishin zbutur perfundimisht mes Krujes dhe Tiranes. Por vetem pak dite me pas provuan se c'ishte me te vertete hakmarrja dhe se Toptanet nuk mund te ishin kurre miqte e tyre.
Thuhet se Mustafa Pashe Toptani e ftoi vetem pak dite me pas, ne Kruje, mikun e tij te ri, Kahreman Bej Bargjinollin, sepse deshironte t'ia shperblente pritjen madheshtore qe i kishin bere ne Tirane. I pari i Bargjinolleve shkoi dhe u prit me nderime ne deren e Toptaneve dhe me duartokitje te medha nga qytetaret e Krujes. Por te nesermen e asaj dite, do te ishin po ata qytetare qe do te benin sehir jo me ardhjen e mysafireve te nderuar, por vrasjen e tyre. Dhe demi qe pesuan Bargjinollet me vrasjen e Kahreman Beut ishte me i madh se ai qe pesuan Toptanet ne shtatorin e 1771-shit. Atehere, pas vrasjes se Tahir dhe Ismail Ages, familja e Toptaneve kishte plot agallare e bejlere te afte per te vazhduar luftrat, kurse me vrasjen e Kahreman Beut, familja e Bargjinollit mbeti vetem me nje pasardhes, Ahmet Pashen qe nuk kishte djale, por vetem vajza. Dhe kjo do te thoshte se Toptanet mund te shpresonin qe kete here Tirana te mbetej perfundimisht ne duart e tyre. Por nuk ndodhi as kete here keshtu sepse Bushatllinjte qe ne keto kohe kishin fituar perkrahjen e Stambollit, do t'ia kthenin Tiranen, te fundit te Bargjinolleve, Ahmet Pashes.
Qe te arrinin ne diten e madhe, kur vertet Tirana do te mbetej perfundimisht nen sundimin e tyre, Toptaneve do t'u duhej te luanin edhe me nje marifet tjeter: krushqine me Bargjinollet. Duket me i pranueshem si marifet per te marre Tiranen, por duke menduar dy masakrat qe ndodhen brenda nje harku kohor prej 17 vjetesh, krushqia e pare qe ndodhi mes Toptaneve dhe Bargjinolleve duket e papranueshme. Por ja qe te gjitha rrefenjat te thone se ka ndodhur. Kater vajzat e Ahmet Pashe Bargjinollit u martuan ne nje dite te vetme me kater djemte e Kapllan Pashe Toptanit (pasardhesin e Mustafa Pashes). Duke u ndjere ne keto kohe me te rrezikuar nga aleati i tyre i perhershem Shkodra, qe kerkonte te merrte pushtetin e Tiranes pas vdekjes se Bargjinit te fundit, Tiranasit vendosen te hynin ne bisedime me Toptanet e te benin krushqi me kusht qe vete Kapllan Pasha te zotohej se nuk do te vendosej ne Tirane, por do te vazhdonte te qendronte ne Kruje. Por hileja ketu qendronte. Toptani duke shkelur zotimin qe kishte bere u shperngul bashke me trimat e tij dhe u vendos ne Tiranen qe e lakmonte aq shume, duke deklaruar se do te rrinte si mysafir. Kur qytetaret e kuptuan qellimin e tij te vertete u perpoqen t'i debonin me dhune te paftuarit, por ishte shume vone. Kapllan Pasha kreu disa arrestime nga te cilat figura me e rendesishme e Tiranes pas vdekjes se Bargjinollit te fundit, Haxhi Etehem Beu (pasardhes nga vija femerore e Bargjinolleve) arriti te shpetoje, duke u arratisur nga Tirana. Por edhe perpjekjet e tij (pas rikthimit ne qytet), per te ruajtur Tiranen perfunduan me 1813-en.
Disa gojedhena thone se kete here ishte Porta e Larte qe ia la ne duar Tiranen te fundit pasardhes te Toptaneve, si shperblim per pjesmarrjen aktive ne lufte, krah ushtrise perandorake, kunder Shkodres. Ndersa Haxhi Etehem Beun qe ishte ne fuqi ne kete kohe e shkarkoi nga detyra. Nje gojedhene tjeter na tregon se Haxhi Etehem Beu u pajtua me Toptanet me krushqi. Ne materialet e Muzeut Arkeologjik te Tiranes, ndodhet nje lapidar varri me kete mbishkrim "Rajhane, bija e Haxhi Etehem Beut e martuar me Sulejman Pashe Toptanin". Ne qoftese kjo ka qene bija e Haxhi Etehem Beut, atehere kjo martese provon ate qe thone gojedhenat: Toptani i fundit, nuk pati nevoje t'i ngreje kurth armikut ne konakun e tij, por hyri dhender ne ate konak, per ta marre fare lehte Tiranen qe kishin lakmuar per 70 vjet me rradhe gjithe paraardhesit e tij.