Forumi Kuq E Zi
Modernizmi, kritika e realizmit socialist dhe arti i djegur Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Modernizmi, kritika e realizmit socialist dhe arti i djegur Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Modernizmi, kritika e realizmit socialist dhe arti i djegur Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Modernizmi, kritika e realizmit socialist dhe arti i djegur Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një art pa kritikë do të ishte një paradoks po aq i madh sa një kritikë pa art. Gjatë diktaturës socialiste, deri në fillim të viteve 90, në letërsinë shqipe kritika dhe studimet kritike gati zinin kryet e vendit, duke lënë madje përshtypjen se studimet për letërsinë kishin më shumë rëndësi se vetë letërsia. Autoriteti i kritikut ose studiuesit të letërsisë pothuajse e tejkalonte atë të shkrimtarit.

Një njeri
ka të drejtë ta vështrojë një tjetër
nga lart poshtë vetëm
kur duhet ta ndihmojë për t’u ngritur
Gabriel Garcia Marquez

Kjo, veç manisë së disave për më tepër aureolë, mbështetej nga institucione studimore të financuara fuqishëm nga shteti dhe, sidomos, nga një platformë rreptësisht e përcaktuar qartë politiko-ideologjike, që buronte nga plenume e kongrese të KQPPSH, ku loja politike bëhej e egër dhe tepër seriozisht. Një letërsi ku analizohej funksioni shpirtëror i njeriut ishte tabù. “Njeriu i ri socialist”, prodhimi më i dështuar i atij sistemi, duhet të qëndronte brenda modelit klasor të paracaktuar, pa asgjë të paparashikuar, me një vend fiks në skemën bardh e zi të shoqërisë, i destinuar për të qenë domosdoshmërisht personazhi pozitiv i veprës artistike.

Kritika i paraprinte letërsisë, duke arritur të përcaktonte objektin e saj, ofronte modele të letërsisë së realizmit socialist të Bashkimit Sovjetik, ku përcaktoheshin që nga kufijtë e shtrirjes tematike e deri tek figuracioni, dhe sidomos paracaktonte fatin e veprës. Në këtë mes, në skemën autor-vepër-lexues, deformimi arrinte të përcillej edhe tek lexuesi, të cilit i manipulohej kështu horizonti dhe shija e i imponohej një letërsi klishè.

Pra, kritika interpretonte vepra artistike të shkruara sipas sugjerimit të kritikës dhe për kritikën, duke prodhuar në këtë mënyrë shumë kritikë e më pak art, dhe duke e cënuar rëndë këtë të fundit në sistemin e vet të vlerave. Ndërkohë që supozohet se një vepër arti e ka apriori një autoritet të vetin, të sanksionuar nga tradita dhe kanoni përkatës, kritikut i duhet çdo herë të legjitimohet në fushën e vet, duke dëshmuar njohjen e aftësinë për interpretim dhe duke verifikuar instrumentet e tij interpretuese, duke vendosur një raport joprivat me veprën, por një raport publik dhe social.

Më tepër se me vlerësimin e veprave të prodhuara sipas vetë skemës së realizmit socialist, kritika e atyre viteve u muar me bombardimin e artit « tjetër »; të artit vërtet modernist apo të atij arti që duhej etiketuar si i tillë, për të varrosur autorin shtatë pashë nën dhe. Vlerësimin e veprave, si të atyre që tashmë qëndronin në « panteonin » e parcaktuar “nga lart” të letërsisë, të gjallë apo të vdekur qofshin autorët, e deri tek hartimet e nxënësve të tetëvjeçares, e bënte “largpamësisht” partia nëpërmjet kritikës, nga këndvështrimi ideo-klasor, duke shkulur me zell çdo gjethe të gjelbër moderniste që guxonte të bulëzonte në “kopshtin socialist”, pasi vetë « i madhi Lenin » ishte shprehur se të gjitha ato argumente e interpretime të gabuara, antishkencore të dukurive të ndryshme estetike e artistike, që përbëjnë platformën teorike të modernizmit, buronin nga idealizmi, i cili duhej konsideruar, sipas tij, si një bar i keq, si një lule shterpë, që rritej në trupin e shëndoshë të njohjes njerëzore 1).

Lufta me ndikimet moderniste në krijimtarinë artistike dhe në artikujt kritikë duhet të ishte e gjatë, e papajtueshme dhe sistematike, në mënyrë që « të ruhej pastërtia ideore socialiste e artit dhe letërsisë, si dhe fryma e partishmërisë proletare nga kjo trysni e fuqishme, pjesë e trysnisë së shumanshme ideologjike të rrethimit imperialisto-revizionist » dhe letrarët tanë të mos binin në kurthin e armiqve të klasës, të brendshëm e të jashtëm, që servirnin “... pilula të helmatisura letrare dhe artistike, të mbuluara me cipë sheqeri... » 2). Me autorët e huaj « të dëmshëm » diktatura vepronte shkurt: nuk i përkthente fare. Kështu lexuesi shqiptar nuk njihte më shumë se treçerekët e letërsisë së huaj.

Kishte autorë të aftë për të bërë art të mirë, por s’kishte mundësi të kishte autorë të lirë. Kjo vlente edhe për kritikët. Të dyja palët o hynë në burg, o heshtën e u morën me punë të tjera, o u konformizuan me dogmat e ngurta ideologjike të partisë-shtet.

Kësisoj, në këtë gjueti shtrigash kundër të gjitha « izmave » dhe « istëve » të këqinj, në Aushvicin shqiptar u dogjën në turrë të druve e u dënuan me harrim si autorët, edhe veprat, ato që ishin krijuar një shekull më parë, ato që sapo ishin krijuar, ato që ishin projektuar për t’u krijuar, madje u mallkuan dhe ato që as ishte menduar të krijoheshin ndonjëherë. U ngrit në piedestal mosarti dhe mediokriteti dhe një mori veprash u gri për karton. Autorët u burgosën apo u internuan. Ata që mbetën, zunë mend, ato vepra që u krijuan fshehurazi jashtë skemës, u mbyllën nga autorët me shtatë palë kyçe, në pritje të një dite më të mirë.

Diktatura, e mbrujtur me komplekse paranojake, ku një njeriu të vetëm i ishte fiksuar se kishte ardhur në këtë botë si një Mesia i dytë për të vënë drejtësi dhe rregull, luftonte me artin e vërtetë dhe përkohësisht po fitonte. Ata artistë që ngjisnin shkallët e karrierës, sikur ngjisnin Golgotën, me kryq në shpinë dhe me shtyllë kurrizore (lexo: parimore) të shtrembëruar nga pesha e agjitacionit politik dhe direktivave të partisë-shtet dhe e haraçit të botimit të veprave të veta. Ky haraç shprehej në formë ekspertizash okulte e varrmihëse për kolegët. Viktimë e këtyre ekspertizave bëheshin ata pak artistë të talentuar që guxonin të krijonin vepra me vlerë dhe që dilnin sadopak jashtë parimeve ideologjike dhe estetike të metodës së realizmit socialist.

Përfundimi për ta ishte burgu apo internimi, nëse nuk pranonin të nënshtroheshin dhe të paguanin edhe ata haraçin e tyre me vepra skematike dhe te ideologjizuara. Mbijetesa e artit bëri që artistët, soji i të cilëve në kohëra është dalluar për çiltërsinë, spontaneitetin, mospërzierjen në gjërat e rëndomta të kësaj bote, të bëhen të rafinuar, të fshihen pas paralelizmave dhe aludimeve të largëta , pas një gjuhe ezopike ose figurave të errta estetike, me shume kuptime, për t’u justifikuar në çdo situatë.

Më pas në pritje të vlerësimit të veprës, u detyruan të studiojnë nënkuptimet e plenumeve dhe parakalimeve, mësuarn të interpretojnë pjerrësinë e vetullave të shefit të Byrosë Politike, ngritjet dhe uljet e temperaturës në kampin socialist dhe gjatësinë e fustanit të spikeres në festivalin shtetëror të këngës. Herë pas here, si bimë të mbira në beton, vepra « paksa ndryshe », që kishin arritur të gjenin plasa në murin e censurës, përbënin lajm, sigurisht « top secret » dhe lexoheshin me batanije të varur në dritare, brenda kapakut të ndonjë libri shkolle, me rrezik jete. Edhe vetë diktatura, më të rrallë lejonte ndonjë mëkat të vogël, për të rregulluar imazhin në opinionin ndërkombëtar, ose për t’ia përdorur si akuzë autorit pas ca kohe.

Mbijetesa e artit arriti të sjellë deri në ditët e sotme edhe artin e burgjeve e të sirtareve, të dalë në dritë që njerëzit të mos harrojnë, ndonëse lavazhi i trurit që u bë në shkallë të gjerë, pati pikërisht si qëllim harresën, rrafshimin, fillimin e epokës « së tyre » nga kuota zero, pothuajse nga hiçi. Nga librat e letërsisë të dukej sikur çdo shekull kishte nga një autor ose dy dhe se talenti shpërtheu vetëm në radhët partizane e më pas, i frymëzuar nga jeta e re socialiste. Tek ne nuk pati mundësi asnjë Pasternak apo Sollzhenjicin të transmetonte protestën e tij në perëndim. Pati njerëz që i vranë për një vjershë dhe të tjerë që vranë veten për një tablo të quajtur armike. Vepra të tëra, shfryrje të asaj që prodhonte talenti i vërtetë e dhimbja, u shkruan në letra cigaresh e dolën nga burgu në palat e ndërresave, për t’u groposur nën dhè për vite e dekada e për të dalë më pas në dritë si dëshmitare të asaj që kishte ndodhur me artin.

Mosharrimi është ndëshkim ndaj së keqes dhe, si i tillë, kthehet në detyrim. « Vdekja nuk vjen me pleqërinë, por me harresën”, - thotë G.G.Markezi. Falja pastaj është krejt tjetër gjë…

Veprat e llojit të parë, ato me shumë kuptime, ishin vepra që duheshin lexuar mes rreshtave, ndërsa ato të tjerat, veprat e burgjeve, të shkruara para, gjatë apo pas burgut të të zot (kishte edhe të çmendur të tillë), duheshin nxjerrë më parë nga ferri dhe më pas nga varri për t’u lexuar, shumica postum. Mund edhe të mbeteshin të dënuara me burgim të përjetshëm, si prova gjyqësore të fajit artistiko-politik. “Fajtori” i vërtetë ishin pikërisht ato, që, si pëshpëritje djalli, e kishin çuar autorin e ngratë në ngasje të pandreqshme. Në artin “borgjez”, kjo quhej frymëzim…

Sot, kur liria e fjalës e ka lënë të lirë xhindin e frymëzimit të nxijë kartë sa të dojë e të tërbohet në tinguj e ngjyra, ka ca kureshtarë, por sidomos viktima, që hapin dosjet e turpit dhe duan të dinë nga u erdhi rrufeja. Shpesh, madje shumë shpesh, ndër letra shohin firmat e miqve, shokëve, kolegëve, shohin që idhujt e tyre në art, në vend që t’i mbronin, i kishin zhytur më thellë, duke vazhduar të mbronin vendin e tyre në panteon, sipas stilit të kryqit mbi shpinë.

Ajo kritikë, varrmihëse për ca dhe lavdethurëse për ca të tjerë, transmetonte rrufetë e Zeusit tek heretikët dhe diktonte skemat e sjelljes për të tjerët, si pjesë e vigjilencës së partisë në pushtet. Ndonjë prej tyre i hynte me zell të jashtëzakonshëm studimit të rrymave « iste » dhe analizave të autorëve konkretë, duke i sharë aq hollësishëm, saqë pëlqyesve të fshehtë të këtij arti u mjaftonte të lexonin mbrapsht këto libra për të marrë informacionin e nevojshëm artistik. Në kohë të tjera këta kritikë nxituan të përgënjeshtrojnë vetveten.

Gjithnjë paraprirës të dënimeve politike në art, këta kritikë zyrtarë e besnikë të regjimit i sulmuan prirjet moderniste në përgjithësi dhe dukuri të shkëputura estetike në veçanti me mllef të madh, duke anatemuar majtas e djathtas në emër të pastërtisë së linjës së realizmit socialist e duke harruar se një dukuri, p.sh. quhej « sinestezi » e jo « sintezë », apo “teori përputhjeje” dhe ky term kishte ca kohë që përdorej. Në vrull e sipër, duke cituar klasikët e marksizëm-leninizmit dhe orientimet e fundit për letërsinë të drejtuesit të partisë, duke sharë partizanët e « artit për art » dhe simbolistët, që thelluan prirjen drejt formalizmit, duke lënë disi mënjanë « pasqyrimin e jetës », akuzohen këta të fundit se “e kthyen poezinë në një enigmë pa kuptim e ia humbën cilësitë e deriatëhershme, duke e bërë të përfundojë në surrogato estetike me forcë shkatërruese regresive, pasi humbte çdo ide e angazhim social e moral, në emër të « bukurisë së kulluar », të « formës së kulluar », të « ëndrrës së papërlyer », të sugjestionit”.

Kritikohej Verleni, që e quante poezinë, para së gjithash muzikë, denigrohej përpjekja e Malarmesë për të shpjeguar lidhjet mes tingujve, shkronjave dhe emocioneve njerëzore, sulmohej Remboja me sonetin e famshëm të ngjyrave dhe zanoreve, që u konsiderua mund i kotë, që nuk i sillte asnjë vlerë poezisë, por e bënte atë hermetike, gjymtonte themelet e artit poetik dhe e fuste këtë në një fillesë absurde. Kritikohej Zolai, për mbivlerësim të hulumtimeve dhe metodave shkencore në letërsi dhe art, por edhe prirja natyraliste e Floberit për të theksuar rolin e shijes personale tek artisti dhe kthimin në kult të vërtetë të stilit, duke deklaruar se tek « Salambò » kërkonte diçka të purpurt, ndërsa tek « Madame Bovary » diçka të errët, ngjyrë myku, ngjyra që simbolizonin respektivisht, njera ngadhnjimin dhe tjetra jetën e mërzitshme, monotone të shoqërisë. Edhe më mëkatar se të parët dilte shkrimtari francez Haussmann, personazhi « dekadent » i të cilit, i neveritur nga realiteti, synon të arrijë artisticizmin e kulluar, nëpërmjet lidhjes së tingujve muzikorë me ngjyra të caktuara dhe me aromat e pijeve. Në optikën e kritikës socialiste, këto ishin herezi e mirëfilltë, që duhej dënuar pa mëshirë.

Sipas një kritiku të kohës ”Burimi social i modernizmit është ekzistenca e një rendi të vjetër reaksionar, e forcave shoqërore reaksionare, që janë të interesuara të paralizojnë dhe të demoralizojnë forcat revolucionare, të përhapin pikëpamje antishkencore, rekasionare, filozofike e politike, morale e artistike, fetare e juridike. Burimi social i modernizmit janë rendi kapitalist, borgjezia reaksionare dhe revizionizmi” 3).

Më poshtë autori shprehet: “Por modernizmi duhet parë jo vetëm si produkt i proceseve të degjenerimit të shoqërisë borgjeze dhe revizioniste; ai është edhe një armë në duart e forcave kundërrevolucionare për t’i përhapur dhe thelluar më tej këto procese, atmosferën e krizës dhe degjenerimit. Kjo karakteristikë e modernizmit përputhet plotësisht me vlerësimin kritik që u dha në kohë të vet Lenini disa varianteve të modernizmit të fillimit të shek. XX: “Unë nuk kam forcë që veprat e ekspresionizmit, të futurizmit, të kubizmit dhe të “izmave” të tjerë ... t’i quaj shfaqje të mëdha të gjenisë artistike. Unë nuk i kuptoj ato. Unë nuk ndiej asnjë gëzim prej tyre” 4). Dhe meqë Lenini nuk i kishte kuptuar, shteti shqiptar i konsideronte armiq artistë të tillë.

Për këtë lloj kritike, shkrimtari i burgosur Astrit Delvina shprehej : « O ju, që gjeni plagët dhe qelbin dhe ushqeheni me të, thyjeni zverkun prapa diellit dhe hënës. Tryeza e poetit nuk ka më thërrime për ju. Ju gërryeni me dhëmbë çakalli kockat e drekës së poetit … Hesht kritik injorant! » 5).

Poeti ynë i mrekullueshëm, Lasgush Poradeci dikur shprehej: « S’ka romantizëm, s’ka realizëm, s’ka futurizëm, s’ka hermetizëm. Ka art ». Do të kisha shtuar, aq më pak ka politikë. Artisti është përgjegjës vetëm ndaj imagjinatës dhe fjalës dhe imagjinata e tij ndryshon nga ajo e shtetit dhe e pushtetit; çdo kompromis me pushtetin do të ishte në një farë mënyre tradhëti ndaj artit. Shteti duhet të ndihmojë krijimin e artistit dhe më pas ta lërë të lirë të krijojë. Receptimi i veprës artistike në të ardhmen, shpesh e përmbys receptimin historik, atë të bashkëkohësisë. Nëse vlerësimi i parë mbi veprën ka qenë politik, i dyti mund të ndryshojë, pasi njihet ai reputacioni i famshëm i politikës, që s’është etike ta përsërisim këtu. Ndaj kritika e suksesshme do të ishte ajo estetike dhe që qëndron në rrafshin e refleksionit.

Aristoteli thotë: « Kritika duhet të jetë e kujdesshme, tolerante dhe joekskluzive, kur gjykon për qëndrimin e poetit ndaj jetës » dhe më pas: «Nuk mjafton që njeriu të dijë çka thotë, por duhet të dijë edhe si ta thotë »

Ndërkohë, sot, në distancë kohe, të vjen turp që di shkrim e këndim kur lexon “thagma” kritike e poshtërsi studiuesish, në kurriz të ca shqiptarëve më të mirë se këta të sotmit.

Deri tani asnjë kritik nuk ka dalë si burrat e të thotë « Mea culpa ! » për mëkatet që u përmendën më lart. Askush nuk e mori ndonjëherë seriozisht ndarjen me të keqen. Secili « bëri një apo dy xhiro rreth kishes”, ose ndonjë “haxhillëk” të detyruar per te shpëtuar shpirtin dhe e quajti veten te falur. Të qenit “i larë”eshte ndjesi relative dhe ka te bejë me paqen e brendshme. Krimet e regjimeve totalitare janë pjesë e kujtesës kolektive njerëzimit dhe këtu hyn edhe haraçi i paguar në art.

Arti shqiptar ende ndien dhimbje nga dhimbja e kaluar


1. V.I.Lenin –Veprat V.38, f.399-400, cituar nga Alfred Uçi, “Labirintet e Modernizmit”, bot.1978, fq. 15
2. Enver Hoxha-raporte e fjalime (1967-1968, fq. 489-490, cituar nga Alfred Uçi, “Labirintet e Modernizmit”, bot.1978, fq. 4
3. Alfred Uçi, “Labirintet e Modernizmit”, bot.1978, fq. 25-26
4. “Lenini për kulturën dhe artin”, bot. 1975, f.364, cituar nga Alfred Uçi, “Labirintet e Modernizmit”, bot.1978, fq. 28
5. Astrit Delvina, “Dhe e bukura nuk u zgjua”, « Turabiu me ferexhe » bot. “Plejad”, 2007

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nga: Ervin Shkulaku - Ervin ShkulakuNjeriu gjatё jetёs fiton dhe humbet shumё identitete. Kёto i pёrdor pёr tё identifikuar personalitetin nё shoqёrinё ku banon. Njё i ri pasi fiton tё drejtёn pёr tё studiuar nё universitet pajiset me kartёn e studentit qё pёrfaqёson identitetin si student, ose njё polic pasi e ndalon njё shofer automjeti kёrkon nga ai patentёn, qё pёrfaqёson identitetin e tij si shofer. Edhe shtetet kanё identitetet qё i pёrdorin nё situata tё ndryshme. Karta identifikuese qё pёrdorin shtetet ёshtё kultura. Njё student pasi pёrfundon proçesin e studimit pёrfundon dhe identiteti i tij si student prandaj ёshtё e rёndёsishme tё theksojme se çdo identitet ёshtё i ndryshueshem.dhe kultura ёshtё njё faktor i rёndёsishem nё pёrbёrjen e njё kombi.Fjala Kulturё nё gjuhen shqipe ka ardhur nga gjuha latine, “Cultura”. Deri nё revulucionin francez kuptimi i fjalёs “Cultura” ishte kultivimi i njё produkti buqёsor. Pёrpara fillimit tё revulicionit francez Voltiare, termin “Cultura” e pёrdori pёr njё person tё kulturuar e tё edukuar.[1] Kёshtu pёr herё tё parё termi “Cultura” merr njё kuptim tё ri. Edhe nё gjuhёn arabe termi “Hars” ose “Kultura” ka kuptimin e njёjtё si nё gjuhёn latine. Deri nё ditёt e sotme studiuesit i kanё shtuar kuptime tё ndryshme fjalёs “Kulturё”. Nё vitin 1950 antropologёt Kroeber dhe Clyde Kluckholn nё literaturёn amerikane dhe angleze kanё gjetur 150 kuptime tё fjalёs Kulturё.[2] Sot nё gjuhёn shqipe termi “Kulturё” pёrdoret nё buqёsi, mjekёsi, histori, nё pёrcaktimin e njё shteti. Nё mёnyrё te pёrmbledhur me kulturё kuptojmё tё gjitha zakonet, gjuha, besimi, traditat qё ka njё shoqёri. Edhe shoqёria shqiptare kёto cilёsi i ka patur qё nё antikitekt dhe pёrgjatё historisё kёto cilёsi kanё ndryshuar vetёm pjesёrisht dhe nuk kanё shkrirё pёrballe ndonjё kulture joshqiptare. Ka ndryshuar pjesёrisht sepse pёrgjatё historisё vazhdimisht bota ёshtё sunduar vetёm nga disa shtete tё fuqishme dhe kёto shtete nuk kishin mundёsi qё tё shkrinin kulturat e tё gjithё popujve. Por megjithatё kёto shtete me fuqinё, kanё ndikuar edhe nё pёrhapjen e kulturave tё tyre nё shtetet e vogla. Si pёr shembull perandoria Ottomane pasi pushtoi Ballkanin ka pёrhapur edhe kulturёn ottomane. Nё bazё tё studimit tё pёrgatitur nga studiuesi gjerman Osёald Spenger historia e njerёzimit ka kaluar nё tetё kultura ndikuese. Kёto kultura janё :1. Kultura e Egjiptit.
2. Kultura e Babilonisё.
3. Kultura e Kinёs.
4. Kultura e İndisё.
5. Kultura e Romёs dhe Greqisё tё lashtё.
6. Kultura Arabe.
7. Kultura Meksikane.
8. Kultura Perёndimore ose Evropa dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikёs.[3]

Kultura perёndimore njihet edhe me konceptin Modernizёm. Edhe fjala Modernizёm vjen nga latinishtja Modernus. Kuptimi i termit Modernizёm ёshtё “e Re” pra zvёndёsimi i njё subjekti me njё subjekt tjetёr. Çfarё ёshtё moderne dhe çfarё nuk ёshte moderne diskutohet shumё nga studiuesit dhe gjithashtu nё çfarё kohe ka filluar Modernizmi ёshtё e diskutueshme. Sipas studiuesit Jurgen Habermas fjala “Modern” ёshtё pёrdorur pёr herё tё parё nё shek.V nga pasuesit e fesё tё krishtёrё kundёr Romёs pagane. Kjo fjlalё ёshtё pёrdorur pёr tё dalluar fenё e krishterё nga feja pagane. Fjala “Modern” u pёrdor pёrsёri nё shek.XVII nga mbreti i Francёs Karli i Madh(charlemagne). Ai e pёrdori kёte fjalё pёr tё bёrё dallimin e Evropёs nga Lindja, saktёsisht nga KalifatiArab.[4] Gjatё revulicionit Amerikan e Francez, modernizmi do tё theksohet edhe mё tepёr dhe do tё ketё rёndёsi nё rёnjen e ndikimit tё fesё tё krishterё nё Evropё dhe asimilimin e popullsisё indiane nё Amerikё. Kёtё periudhё nё vёndin e zotit do tё jetё Modernizmi qё pas revulucioneve do tё pёrhapet nё tё gjithё kontinentin europian. Modernizmi nuk u krijua nga kultura e njё populli tё vetem por ёshtё bashkimi i disa elementёve kulturorё tё popujve europianё. Nё kёtё periudhё shqiptarёt ishin tё pushtuar nga perandoria Ottomane dhe shqiptarёt megjithse e ruajtёn identitetin[5] modernizmi nuk pati shumё ndikim sepse ligjet Ottomane nuk e mbёshtesnin kёtё rrymё.

Me formimin e shtetit, shqiptarёt filluan edhe njё kapitull tё ri nё çdo aspekt. Amerika dhe Evropa e njohёn edhe e mbёshtetёn shtetin shqiptar prandaj dhe shqiptarёt do tё shkёputen nga ndikimi i kulturёs tё lindjes dhe do tё fillojnё tё njihen me kulturёn perёndimore. Kjo lёvizje e re e shqiptarёve ёshtё njё veprim i mirё dhe qё do tё ndikoje ne rinjohjen e kulturёs shqiptare nё perёndim. Pёr shёmbull programi i Fan Nolit ishte i mbёshtetur nё sistemin perёndimor. Por Noli do tё largohet nga Shqipёria pёr nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe nё krye tё shtetit shqiptar do tё vijё Ahmet Zogu. Ai nuk do ta drejtojё plotёsisht Shqipёrine drejt modernizmit Evropian dhe kultura shqiptare do tё jetё akoma nё ndikimin e kulturёs Ottomane. Pas largimit tё mbretit Zogu dhe me ardhjen e sistemit komunist nё pushtet pёr kulturёn shqiptare do tё jetё njё nga momentet me tё rёndёsishme tё saj brёnda territorit tё republikёs tё Shqipёrisё. Sistemi nga vetё ideologjia e tij totalitare ngre lart kultin e kulturёs. Emrat e qyteteve dhe krahinave u zvёndёsuan me emra shqiptarё, u ndalua me ligj pёrdorimi e emrave te huaj nga banorёt. U organizuan shumё festivale kulturorё dhe ankande folklorikё. Pavarёsisht nga kёto reforma nё kulturё siç e theksova edhe mё lart kultura shqiptare lulёzoj vetёm brёnda territorit tё republikёs sepse qeveria komuniste zbatoi rrugёn e vetizolimit me popujt e tjerё. Kjo do tё sjellё edhe mosnjohjen e kulturёs shqiptare nё arenёn ndёrkombёtare dhe mosndikimin e modernizmit nё shoqёrine shqiptare. Gjithashtu komunizmi ndaloi me ligj edhe pёrdorimin e fesё dhe duhet theksuar qё feja ёshtё nje faktor i rёndesishёm nё kulturёn e njё populli.

Nё kёtё kohё modernizmi ishte pёrhapur me hapa gjigandё pothuajse nё shumicёn e kulturave tё botёs. Njё nga mёnyrat qё u pёrdor nё pёrhapjen e modernizmit ishte kinematografia. Mё anё tё telenovelave dhe filmavё pёrhapej edhe kultura e modernizmit amerikan ose perёndimor. Nё vitin 1980 studiuesi Ien Ang bёri kёrkime pёr ndikimin e telenovelёs amerikane “Watching Dallas” dhe ai u shpreh : “Qё nga Turqia deri nё Australi dhe qё nga Hong Kong deri nё Britani, mё shumё se nё 90 shtete, pasi fillon telenovela rrugёt boshatisen dhe njerёzit rrinё para televizionit”.[6]

Kjo telenovelё bёnte propogandё pёr kulturёn amerikane edhe pёr tё mirat e saj. Vetёm pas 3 vitesh pra nё vitin 1983 ministri i kulturёs tё republikёs Franceze do ta shpallte kёtё telenovelё si simbol tё kulturёs amerikane dhe tё kapitalizmit. Pavarёsisht kёsaj, media nё kёtё formё krijonte edhe pika tё pёrbashkta pёr njerёzimin. Seriali komik i Charli Chaplin shikohej nё tё gjitha shtetet e botёs tё industrializuar dhe shtetet e botёs tё tretё. Pra pavarёsisht shtetit dhe kulturёs tё ndryshme, njerёzimi qeshte njёkohёsisht nё serialin e Charli Chaplin.

Pas rёnjes tё sistemit komunist nё vitet 1990 Shqipёria e ndryshoj qeverisjen e saj drejt demokracisё perёndimore. Drejt kёtij drejtimi filloi ndryshimin edhe kultura shqiptare. Pas viteve 90’ kemi emigrim masim tё shqiptarёve drejt Evropёs dhe Shteteve tё bashkuara tё Amerikёs. Nё kёto shtete shqiptarёt hasёn shumё vёshtirёsi nё integrim sepse kishin jetuar pёr 40 vjet nё njё kulturё tё ndryshme. Shumё emigrantё pa shikuar qytetet kryesore tё Shqipёrisё ose edhe vetё Tiranёn emigruan nga fshati direkt nё Romё, Paris, New-York etj. Prandaj ata hasёnvёshtirёsi nё kёtё kulturё tё modernizmit dhe shpesh herё ata u dorzuan para modernizmit duke punuar nё fushёn e krimit. Kjo solli edhe njё imazh tё keq tё kulturёs shqiptare nё perёndim. Por pas viteve 2000 ky imazh i keq ka filluar tё zhduket nё shtetet europiane sepse shqiptarёt kanё filluar tё integrohen nё kulturёn e modernizmit. Ky integrim ёshtё faktor pozitiv pёr emigrantёt sepse nё kёtё mёnyrё bёhet mё e thjeshtё jetesa nё shtetin ku banojnё. Por megjithkёtё ata nuk duhet tё harrojnё edhe kulturёn shqiptare, tё paktёn gjuhёn shqipe duhet ta kalojnё nё brezat nё vijim. Edhe kjo duket se po realizohet sepse gjatё viteve tё fundit janё formuar shumё shoqata shqiptare nё Evropё. Tani duhet qё emigrantёt ti mbёshtesin shoqatat shqiptare qё janё themeluar nё Evropё e Amerikё.

Pёr shqiptarёt qё qёndruan pas viteve 90’ nё Shqipёri hasёn shumё probleme. Shumё objekte kulturorё u vodhёn ose u shkatёrruan. Kёto veprime nxorrёn nё pah dobёsinё e edukimit qё kishte patur sistemi komunist. Me kёto shkatёrrime shohim ndryshimin e komunizmit me demokracinё. Deri nё vitin 2000 strukturat e qeverisё drejtoheshin nga figura qё ishin edukuar nё komunizёm prandaj treguan paaftёsi nё mbrojtjen e kulturёs sepse nuk kishin marrё edukim tё plotё nё komunizёm megjithse ata tani mbronin demokracinё por demokracia fitohet dhe nuk mёsohet pёrmёndёsh. Kjo mungesё e edukimit beri qё mё shpejt tё pёrvetёsoheshin elementёt negativё tё modernizmit nё
shqiptarёt si : droga, prostitucioni dhe mё e keqja MOSLEXIMI I LIBRAVE.

Pas vitit 2000 megjithse ka patur evimente pёr ruajtjen e kulturёs shqiptare si psh. Festivali folklorik i Gjirkosatrёs, ose Maratona e kёngёs popullore, kёto nuk janё tё mjaftueshme. Themi nuk janё tё mjaftueshme sepse shumё qytet muze nuk po restaruhohen, po ndihet mungesa e krijimit tё muzikёs popullore shqiptare, mosbotimi i letёrsisё lirike dhe epike shqiptare si psh. tё Mujit dhe Halilit, nuk po bёhen pёrpjekje pёr gjetjen e objekteve kulturore shqiptare qё kanё humbur gjatё luftrave. Si psh. sot shpata e heroit tonё kombёtar gjendet nё Vienё.

Prandaj sot Shqipёria nё vitin 2012 duhet ta pёrkrahё modernizmin por duhet tё behet pjesё e tij dhe jo tё humbasё nё tё duke shtuar fjalё tё huaja tё panevojshme nё literaturёn shqipe, duke dёgjuar mё shumё muzikё tё huaj, apo duke rёnё pre e medias ndёrkombёtare e cila po ndikon edhe nё shtimin e divorceve. Ose nё vёnd tё kampionatit shqiptar shikohet mё shumё kampionati italian apo anglez. Kёshtu duhet tё marrim anёt e mira tё modernizmit tё cilat janё shumё dhe e para prej tyre ёshtё dёshira e leximit tё librave. Sot numri i librave nё Japoni ёshtё 20 herё mё i lartё se sa popullsia e saj. Ukrainasi me origjinё Izralite Gaugin thekson se pёr shkak tё kulturёs dhe zakoneve tona sot e gjithё bota e njeh popullin e Izraelit.[7]Njё popull i prapambetur nёse elementёt e kulturёs nuk i pёrhap deri nё fshatrat mё te thella, ai popull do ta humbasё garёn me qytetёrimin (M. Ghandi )[8]
Dega Histori / Izmir: Turqi

[1] Turan Şerafettin, “Türk Kültür Tarihi”, Bilgi yayınevi(shtepia botuese)., İstanbul, 2005, fq.15

[2] John Tomlinson, “Kültür Emperializm”, pёrkёtheu: Emrehan Zeybekoğlu, shtp. Ayrıntı., İstanbul, 1999, fq.16

[3] Turan Şerafettin ,......Fq.41

[4] Pultar Gönül, İncirlioğlu Emine, “Kültür ve Modernite”, shtp.Tetragon, İstanbul, 2003, fq.26

[5] Ervin Shkulaku,“ Zgjimi i İdentitetit Shqiptar” Revista Fjala, Nr1, 30 Prill, 2012 , fq.12 http://revistafjala.com/index.html?page=12

[6] John Tomlinson, “Kültür Emperializm”, pёrkёtheu: Emrehan Zeybekoğlu, shtp. Ayrıntı., İstanbul, 1999, fq.75

[7] Bozkurt Güvenç, Türk Kimliği, shtp. Remzi., Istanbul, 2003, fq.5

[8] Behçet Gündüz, Dünden Bügüne Özdeyişler ve Atasözleri, shtp. Altın Kalem., İzmit, 2007, fq.201

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
deologjikisht lëvizja moderniste e përhapur në ditët e sotme rrjedh nga një sekt që i përket të kaluarës. Ky sekt i quajtur Mutezile u shfaq në shekullin e tretë hixhri. Edhe pse këta njerëz pranuan Kuranin dhe Sunetin, ata kanë bërë tevil (interpretimin e tyre të Kuranit) dhe thanë: akli (logjika) ka përparësi mbi naklin (tekstet fetare). Megjithatë kjo shkollë u shua. Lëvizja moderniste nuk u zhvillua prej tyre, por ata janë shumë të ngjashëm me ta.

Lëvizja moderniste në të vërtetë origjinën e saj e ka në Evropë (në kohën e Mesjetës). Në kohën kur metoda shkencore u zbulua në Spanjë, prej aty është parë se atë që kishte predikuar kisha nuk ishte e vërtetë. Kjo çoi në një revoltë të ngadaltë. Pikëpamja themelore e modernizmit është se: feja duhet të ndryshojë, sipas rrethanave dhe se ajo nuk është statike.

Një gjë e tillë nuk mund të merret si e vërtetë absolute. Modernistët hebrenj dhe të krishterë i përgjigjeshin kohës në Evropë duke u përpjekur që t’i shpjegojnë njerëzve, se si feja është ende e rëndësishme për popullin. Ata sajuan risi të ndryshme vetëm e vetëm për t’i mbajtur njerëzit të interesuar për fenë (të tilla si të kënduarit në kishë, vetëm në vitet 1900). Ata u përpoqën t’i thonë njerëzve, se hyjnorja dhe njerëzorja janë përzier në Bibël dhe që disa pjesë të cilat janë të vërteta, duhet të jenë ato që kanë dalë jashtë mode. Gjithashtu, feja është duke u përmirësuar me kalimin e kohës dhe nuk ka të vërtetë absolute në Bibël.

Kjo ishte koha, kur shumë muslimanë kërkonin Evropën. Kjo çoi në tre zgjedhje për ata muslimanë: të pranojnë Perëndimin, të refuzojnë Perëndimin, ose të përzihen me Perëndimin. Ata që pasuan këtë të tretën (modernistët) u edukuan, dhe u fokusuan në: Turqi - sepse ishte nën ndikimin britanik dhe në Egjipt – Al Az’har, sepse ishte vend i dijes islame.

Njerëzit nga kjo lëvizje moderniste e gjykonin Islamin sipas logjikës të tyre.

Disa nga gabimet e tyre në lidhje me të janë:

1. e përdorin atë për gjëra të cilat nuk mund t’i përfshijnë (kuptojnë);

2. i referohen çdo gjëje me të: e pranojnë atë që pajtohet me të, e refuzojnë atë që nuk pajtohet me të;

3. e gjykojnë shpalljen hyjnore nga ajo pikënisje (logjika). Megjithatë Ehli Suneti beson se shfrytëzimi i shëndoshë i aklit (logjikës) duhet të çojë në konkluzionin, se Kurani dhe Profeti janë të vërtetë dhe se mësimet e tyre duhet të kenë përparësi mbi aklin.
Ndikimi i modernizmit në Amerikë

Modernistët thonë se Perëndimi dhe bota ka ndryshuar dhe se Islami duhet të bëhet më "i civilizuar". Modernizmi është përhapur më shumë në SHBA, sepse:

1) nuk ka studiues në dispozicion për t’i hedhur poshtë pretendimet e tyre, sepse njerëzit nuk duan t’i kritikojnë ata;

2) i lejon muslimanët nga jashtë për t'u bërë pjesë e shoqërisë amerikane dhe ata mund të mos njihen se janë muslimanë. Gjithashtu muslimani i ri amerikan nuk është i detyruar të ndryshojë stilin e jetesës së tyre të vjetër;

3) shumë letrarë, studiues dhe institucione në SHBA reflektojnë të menduarit modernist.

Për shembull, në një libër që flet për jetëshkrimin e Pejgamberit është thënë se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem është si çdo njeri tjetër. Një tjetër përpiqet të thotë se Suneti nuk është në favor të Sheriatit dhe se ndonjëherë duhet ta hedhim larg hadithin, ngase Allahu nuk i ka korrigjuar gabimet e Profetit kur ai ka dhënë mendimin e tij. Nga lëmi i fikhut, modernistët thonë se interesi (kamata) është i lejuar, gratë gjatë menstruacioneve mund të falen dhe gratë muslimane mund të martohen me burra jobesimtarë. Ata thonë se fytyra e grave nuk ka qenë e mbuluar deri 150 vjet pas kohës së Profetit, edhe pse ajo ka ekzistuar në kohën e tij, dhe se gratë duhet të falen gjithmonë në xhami, edhe pse hadithi tregon që gratë në xhami duhet të paraqiten në jaci dhe në kohën e sabahut, ngaqë ashtu nuk mund të njihen në errësirë. Ata gjithashtu për hadithin “një popull me një sundimtar grua nuk do të ketë sukses”, thonë se nuk është i vërtetë sot dhe se poligamia është e ndaluar me përjashtim kur ka kushte të caktuara.

Duhet theksuar se kjo lëvizje është e organizuar dhe ka burime të saja, si revista, televizione, konventa dhe literaturë.

Disa nga pikëpamjet e tyre

Modernistët ndikojnë në të menduarit e njerëzve dhe njerëzit i përhapin pikëpamjet e tyre pa e kuptuar. Mënyra e tyre e të menduarit është gjëja më e rrezikshme për ta. Ata përpiqen gjithashtu për të hequr Sunetin dhe thonë se sistemi i shkencëtarëve të hadithit është i pamjaftueshëm. Shumica e tyre thonë se ne kemi nevojë për një kritikë "të lartë" të hadithit dhe se konkluzionet (ixhma) e para të dijetarëve nuk janë të mjaftueshme. Megjithatë ne si muslimanë kuptojmë se Profeti ishte i udhëzuar nga Allahu dhe se neve nuk na lejohet të kundërshtojmë diçka në hadithet e tij nëse ato nuk i kupton logjika e ndonjërit prej nesh.

Është diçka e zakonshme që modernistët të vënë në pikëpyetje rolin e Sunetit në Sheriat. Njëri prej tyre tha se i gjithë Suneti është i kësaj bote dhe jo nga feja. Një tjetër thotë se ndryshimet e kohës dhe të vendit tek Suneti krijojnë vështirësi për t'u përdorur. E gjithë kjo që thuhet bëhet vetëm për të dobësuar Sunetin. Modernistët përpiqen të nxjerrin në pah dallimet në mes të Dërguarit tonë, si njeri dhe si pejgamber. Ata gjithashtu iu shmangen pasimit të Sunetit, duke e ndarë jetën e Profetit, paqja qoftë për të, në disa pjesë (imam, gjykatës, udhëheqës ushtarak, profet etj), duke thënë se disa nuk janë mësime hyjnore e as ligj që duhet ndjekur. Disa thonë se gjithkush është i lirë të bëjë ixhtihad. Një tjetër tha se një vendim i sheriatit mund të ndryshojë, edhe në qoftë se është nga Kurani dhe Suneti.

Si devijojnë modernistët

Vëzhguesit mund të nxjerrin shumë lehtë në pah pikat e mëposhtme si forcë lëvizëse për këtë prirje:

1) premisat dhe supozimet e tyre janë të padrejta. Modernistët përpiqen që të riinterpretojnë fenë "e vjetër" me shkencën moderne dhe kohët moderne. Ata supozojnë se:

a) gjendja e tanishme është më e përparuar apo e ndryshme. Megjithatë ideja e progresit dhe se gjërat janë më të mira tani është ide marksiste dhe hegeliane. Kjo është kundër hadithit, që Profeti tha se çdo brez vjen duke u përkeqësuar. Shoqëri e përparuar sipas Islamit është ajo që shkon më afër Allahut; e kupton dhe e zbaton Islamin më mirë. Në fakt, shoqëritë e sotme kanë probleme nga ato të shoqërive të vjetra (të tilla si homoseksualizmi, alkooli etj) dhe që përmenden në Kuran;

b) feja është në lidhje me kohën dhe vendin. Modernistët janë "njerëz të shkencës" dhe e gjykojnë Islamin sipas shkencës moderne. Ata mendojnë se Perëndimi është i bazuar në shkencë, por ata dështojnë të vërejnë se jo e gjithë shkenca është e bazuar në fakte dhe jo çdo gjë zbulohet me shkencë. Në realitet, shumë nga shkencat janë vetëm hipotezë (jo fakte).

c) mënyra e të menduarit të një shoqërie është një produkt i mjedisit të saj. Modernistët thonë se pjesa më e madhe e fesë është nga njerëzit, dhe nga mjedisi i tyre, dhe kjo mund të rigjykohet nga kohët e mëvonshme, ndërsa hadithi është i lidhur vetëm për atë kohë. Megjithatë, nuk ka ndonjë dëshmi për hipotezat e modernistëve, se e vërteta fetare është relative.

2. Metodologjia që përdorin është e gabuar. Metodologjia e modernistëve është rrugë që po i çon njerëzit drejt konkluzioneve të gabuara. Ata pretendojnë se janë shkencorë, por zakonisht ata janë në kundërshtim, ose nuk kanë asnjë provë për besimet e tyre. Disa nga mjetet dhe parimet që ata përdorin përfshijnë:

a) Suneti dhe Hadithi. Ata pretendojnë se Kurani është autentik dhe se ata ndjekin vetëm hadithet “autentike”. Kjo nënkupton se ata kanë një mënyrë për të gjykuar hadithin (e ndryshme nga ajo e dijetarëve tradicionalë), por akoma nuk japin asnjë mënyrë të re për të gjykuar hadithin, dhe përdorin logjikën e tyre për ta përcaktuar atë.

Modernistëve veçanërisht nuk iu pëlqejnë hadithet që kanë kuptime të veçanta dhe preferojnë vetëm ato që kanë parime të përgjithshme.

b) Përdorimi i hadithit të dobët për të ndihmuar pikat e tyre dhe argumentet. Për shembull, në çështjet e gruas në Islam, ata pëlqejnë t’i citojnë dy tregimet nga koha e Omerit: 1) kur Omeri ishte duke mbajtur një hutbe ai u përpoq të kufizojë sasinë e dhuntisë (pajës për bashkëshorten), një grua e kundërshtoi, dhe Omeri e korrigjoi veten dhe e falënderoi gruan; 2) Omeri emëroi nënën Shifa si një rregulluese të tregut (kjo e përdorur nga modernistët të thonë se gratë mund të punojnë në qeveri). Megjithatë të dyja këto histori nuk janë autentike.

c) Përdorin terma të paqarta, pa përkufizimin e tyre. Modernistët i përdorin termet si demokraci, liri dhe barazi, por ata nuk e kanë të përcaktuar, se çfarë nënkuptojnë ato sipas tyre. Rreziku në përdorimin e termave të paqarta është që një person i ditur do të kalojë mbi ndonjë fjalë ose koncept, duke menduar se ata e kuptojnë përkufizimin islam apo të pranueshëm, kurse në fakt ata nuk e kuptojnë, ndërsa të tjerët mund të besojnë se çfarë ata thonë është e vërtetë.

d) Nuk e paraqesin të gjithë informacionin përkatës, që është në dispozicion për ndonjë temë. Kjo është nga Kurani, Suneti etj. Ata paraqesin vetëm atë që do të mbështesë pikëpamjet e tyre.

e) Forca e tyre mbi interpretimin e tekstit. Kjo është ajo që i bëri Mutezilet, kur ata thanë: mendja merr përparësi mbi atë që është nga Profeti. Ata theksojnë se Islami është një fe “racionale”, por ne u themi: kjo është e vërtetë përderisa thoni se çdo gjë që është prej Allahut nuk ka asnjë kundërshtim, por të thoni se ne duhet të studiojmë çdo gjë në Islam, për ta gjykuar vetëm me logjikën tonë është krejtësisht e papranueshme.

Për të shmangur zbatimin se çfarë thotë Kurani dhe Suneti, modernistët thonë se ne duhet të ndjekim “shpirtin” e Islamit. Por është shumë e qartë nga Kurani dhe Suneti, se ne duhet t’i marrim të dyja. Ata argumentojnë se teksti i Kuranit thotë për gratë vetëm se duhet të vishen në mënyrë modeste, ndaj nuk preferojnë të flasin për detajet e veçanta për hixhabin, dhe thonë se ne vetëm duhet të ndjekim “shpirtin” e ligjit.

f) Ata e kanë si tendencë për të kundërshtuar dijetarët, duke thënë se ata nënkuptojnë diçka tjetër. Ata thonë se dera është e hapur për ixhtihad, që është diçka e pranuar nga Ehli Suneti. Megjithatë kjo derë nuk është e hapur për të gjithë. Modernistët pretendojnë se çdokush mund të bëjë ixhtihad derisa ka bërë Imam Shafiu me kualifikime të vogla (jo e vërtetë), dhe kushdo sot mund ta bëjë këtë. Në një revistë, në pyetjen e poligamisë dhe divorcin, disa thanë se këto dy gjëra mund të kufizohen me ixhtihad. Ata shpesh i citojnë gabim dijetarët dhe japin kuptimet e tyre për atë që thonë ata.

g) Shpesh pasojnë mendime të çuditshme dhe të refuzuara.

Ata përpiqen të ringjallin disa nga mendimet e vjetra, sepse ata i pëlqejnë ato. Modernistët përpiqen për të hapur derën për këto mendime dhe të zgjedhin atë që është më e përshtatshme dhe më e lehtë për t'u ndjekur. Ata zakonisht sjellin hadithe të dobëta të tilla si "dallimet në Umetin tim janë një mëshirë", ose refuzojnë hadithin autentik si ai rreth shpërbërjes së Umetit në 73 grupe.

h) pasojnë dëshirat e tyre. Ata shpesh marrin vendime dhe fetva pa argument. Njëri tha se muzika është e lejuar, sepse ai nuk kishte parë diçka të keqe në të, kështu që tha se është hallall. Por ai nuk e shikoi se çfarë thonë Kurani dhe Suneti në lidhje me këtë temë.



Islami dhe modernizmi

Ehli Suneti dhe Xhemati besojnë se ka vetëm një Islam të vërtetë. Kjo është e vërtetuar në Kuran dhe Hadith. Në një hadith që përcjell Ibën Mesudi, radijallahu anhu, thotë: "Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem bëri një vijë e pastaj tha: “Kjo është rruga e drejtë e Allahut”,- pastaj bëri disa të tjera në të djathtë dhe në të majtë e pastaj tha: “Nuk ka asnjë prej këtyre rrugëve përveç se në të është nga një shejtan, i cili thërret në te.”, pastaj lexoi fjalën e Allahut: "Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë pra, përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni." (Enam, 153) .

Modernistët ndryshojnë nga Ehli Suneti në këto pika:

1) çdo gjë që është në përputhje me Kuranin dhe Sunetin është Hak (e vërtetë) dhe ajo me të cilën ata nuk pajtohen është e gabuar (disa modernistë nuk pajtohen me këtë);

2) ixhmaja (konsensusi) i sahabëve (dhe i gjeneratave të hershme) është një dëshmi për të gjithë muslimanët. Modernistët thonë se sahabët janë njerëz, edhe ne jemi njerëz, madje edhe për çështjet që kanë qenë unanimë thonë se mbesin të hapura për debat;

3) Çdo gjë në Kuran dhe Sunet nuk mund të kundërshtohet nga logjika, arsyeja, mendimi, apo analogjia. Kjo është e mbështetur në Kuran dhe nuk është e hapur për diskutim dhe votim. Një modernist tha se prerja e dorës së hajdutit është një "Islam i prapambetur" dhe nuk është etike;

4) Në Islam ka pandryshueshmëri në lidhje me adhurimin, besimin etj., dhe këto janë të mira, të shëndosha, të sigurta dhe të sakta për të gjitha vendet dhe kohët.

Ky mendim është i pranuar nga Ehli Suneti, por jo edhe nga shumë modernistë, që thonë se e gjithë e vërteta është relative dhe nuk ka pandryshueshmëri. Megjithatë këto parime themelore konstante janë pikëpamje të Ehli Sunetit dhe janë në Kuran, Sunet dhe te sahabët. Ato nuk janë çështje të diskutueshme ose të ndryshueshme. Në shumë nga këto gjëra modernistët thonë se ne kemi nevojë për ixhtihad dhe ripërtëritje (reforma).

Përfundime

1) Lëvizja moderniste në tërësi është nga Bidati (shpikja në fe). Ata kanë parimet dhe mënyrat e tyre, të cilat janë në kundërshtim me ato të Ehli Sunetit.

2) Ata janë shumë të gatshëm për të refuzuar dhe për të kundërshtuar ixhmain (konsensusin) e sahabëve në çështje të qarta.

3) Një nga pikat kryesore të modernizimit është që të ndryshojë rolin e grave. Ata thonë, se është e lejueshme që të përzihen burra e gra dhe të mos veshin hixhabin.

Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU
Google könyvjelzőLink megosztása: Del.icio.usTwitterAjánlás a linkter.hu-raFacebookDigg
JP-Bookmark

2009 MARS (NR.68)

Akide
Aktuale
Avancimi Personal
Bota Islame
Editoriali
Familja
Fetva dhe Konsultime
Fikh
Hadith
Histori
Këndi im
Libri
Tefsir

PERLAT PEJGAMBERIKE - 7 - PERLAT PEJGAMBERIKE - 7 - Transmeton Imam Buhariu prej Enes Ibën Malikut, -Allahu qoftë i kënaqur me të dy!, se ka thënë: “...
A lejohet që bashkëshorti të lanë xhenazen e bashkëshortes dhe anasjelltas?! Pyetje: -Kemi dëgjuar disa njerëz që thonë se burri e ka haram gruan e tij, pas vdekjes së saj dhe nuk lejoh...
ALLAHU KUR TË SPROVON, TË DONË!! ALLAHU KUR TË SPROVON, TË DONË!! Kur Allahu e sprovon një njeri, vetëm se e ka dashtë. Sprovat janë dy llojesh: 1. Sprovë për frenim...
KUPTIMI I DREJTË I SPROVËS! KUPTIMI I DREJTË I SPROVËS! Njerëzit i nderojnë dhe i çmojnë disa gjëra të cilat janë sprova, siç është prona, ...
Dispozita e namazit me xhemat Pyetje: Lexova se namazi me xhemat nuk është obligim, përderisa njeriu e falë atë qoftë në shtëpi apo shitore. Përgjigje: Kjo fjalë n...
POROSIA E MIKUT PËR MIKUN POROSIA E MIKUT PËR MIKUN Kështu e porosit dosti dostin dhe miku mikun, po ne !? Prej Ebu Dherrit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transm...
A konsiderohet zbritja e Ademit, alejhi selam, në tokë si dënim për të dhe pasardhësit e tij?! Pyetja: A është e vërtetë se Allahu, aze ve xhele, e zbriti Ademin, alejhi selam, në tokë që ta ...
THANË PËR MUZIKËN !! THANË PËR MUZIKËN !! Thanë: Muzika e zgjeron gjoksin. U përgjigjemi: "Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do t&eu...
Aktrimi i personalitetit të Muhamedit, -sal-lallahu alejhi ve selem!- Nuk lejohet aktrimi i personalitetit të Muhamedit, -sal-lallahu alejhi ue selem!- Pyetje: Kemi dëgjuar se po b&e...
PAJISJA ME DEVOTSHËRI PAJISJA ME DEVOTSHËRI Allahu,- azze vexhel!,- thotë; يَا بَنِي آدَمَ قَدْ أَنزَلْنَا عَلَيْكُمْ لِبَاسًا يُوَارِ‌ي سَوْآتِكُمْ وَرِ‌يش...
TRI POROSIT MADHËSHTORE!! TRI POROSIT MADHËSHTORE!! Shejhu Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajt, thotë: "Do t'i jap tri porosi praktike dhe e lus Allahun që neve dhe ty ...
LAJMËRIM LAJMËRIM Lajmërim Q.K.ALBISLAM Sektori i Femrës Me rastin e përfundimit të mësim-leximit të Ku...ranit

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons