Shqiptarët e Luginës së Preshevës, si kundërpërgjigje ndaj dhunës shtetërore të demonstruar nga xhandarmëria serbe gjatë ditëve të kaluara, kanë qenë të mobilizuar për sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje.
83,637 qytetarë me të drejtë vote në Luginën e Preshevës, kanë pasur rastin sot që të zgjedhin përfaqësuesit legjitim të tyre edhe atë në tre nivele, në nivel lokal, parlamentar dhe në atë presidencial.
Shqiptarët e Luginës, si kundërpërgjigjeje ndaj dhunës shtetërore të demonstruar nga xhandarmëria serbe gjatë ditëve të kaluara, kanë qenë sot mjaft të mobilizuar për sa i përket pjesëmarrjes në këto zgjedhje.
Procesi zgjedhor ka filluar me disa vështirësi teknike nëpër vendvotime, për shkak se për herë të parë është votuar me sistemin e të ashtuquajturave lista unike, ndërkohë që nëpër vendvotime është vërejt prezencë e madhe e numrit të komisionarëve dhe vëzhguesve të deleguar nga parti dhe grupime të shumta politike, duke pas parasysh se zgjedhjet janë mbajtur në tri nivele, lokale, parlamentare dhe presidenciale.
Vendvotimet kryesisht janë hapur ndërmjet orës shtatë dhe tetë dhe nuk ka pas ndonjë pengesë, e cila do të mund të trajtohej si shkelje ligjore.
Në orët e paradites të drejtën qytetare e kanë shfrytëzuar kandidatët potencial për përfaqësim nga këto zgjedhje, të cilët ishin optimist në përmirësim të gjendjes së qytetarëve e para së gjithash shqiptarëve të këtushëm.
Përderisa në Preshevë dhe Buajnoc, procesi është zhvilluar me pengesat e sipërpërmendura, në Medvegjë sot janë zhvilluar vetëm zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale, kjo për shkak të punës jo efikase të anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor në këtë komunë dhe anulimit për kohë të pacaktuar të zgjedhjeve lokale.
Ndërkaq, zgjedhjet e sotme janë monitoruar nga përfaqësuesit e Organizatës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut – ODIR, nga ata të Misionit të OSBE-së dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikë.
Gjatë ditës në Luginë janë vërejtur forca të shtuara të sigurisë, por nuk është shënuar ndonjë incident.