SHKODER- Policia e Shkodrës ka arrestuar një 34 vjecar pasi ka dhunuar dhe ka tentuar të marrë peng nje efektiv policie në këtë qytet. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme kur 34 vjecari Vladimir Sokoli banues në lagjen “Perash” teksa lëvizte me mjetin e tij tip Nisan me targa CJ 766 RF nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.,
Sipas policisë 34 vjecari ngiste automjetin në gjendje të dehur. Ai u urdhërua të ndalonte por nuk ju bind këtij urdhri.
Gjatë shoqërimit në komisarjat 34 vjecari kundershtoi më dhunë dhe kërcënoi se do merrte peng punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme ndërkohë që vazhdimisht tentonte të largohej. Më pas ai u ndalua sërish nga forcat e policisë.
Sipas policisë Vladimir Sokoli akuzohet për “Kundershtim me dhunë të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtim i mjetit në gjendje të dehur”.