Jason Padgett, u kthye nga nje person i cili ishte gati te braktiste kolegjin, ne nje gjeni ne fushen e matematikes, pas sulmit te grabitesve.
Duke rene se tepermi ne nota dhe per shkak te punes jashte shkolles ai ishte pothuajse gati per te hequr dore nga kolegji, jeta e tij ishte kthyer mbrapsht, kur nje nate tek sa po dilte nga nje klub u qellua nga disa grabites te cilet rrembyen xhaketen e tij prej lekure. Pasi i mbijetoi sulmit vetem me disa tronditje, Jason zbuloi se dicka shkonte ndryshe. Jo shume kohe pas sulmit ai u be i fiksuar me vizatime komplekse dhe ishte ne gjendje per te dalluar formula matematikore kudo qe ai shikonte.
“Sindromi eshte zhvillimi i nje aftesie te vecante qe mund te jete matematikore, hapesinore ose me autizem qe zhvillohet ne nje shkalle ekstreme dhe e shnderron personin ne nje super human,” tha neuro shkencetari Berit Brogaard. Aftesite e sapo shfaqura nga Jason jane krahasuar me ato te shfaqura nga John Nash, i cili eshte luajtur nga Russell Crowe ne filmin “A Beautiful Mind”.
Jason Padgett nuk ka as doktorature dhe as ndonje shkalle te magjistratures. Ne fakt ai ishte shume dobet ne kolegj dhe punon si shites ne nje dyqan por ai eshte nje gjeni matematike dhe ka qene keshtu qe nga momenti kur disa grabites e sulmuan duke e goditur me shqelma ne koke per ti marre xhaketen.