Sipas menaxherit të këngëtares Dafina Zeqiri, Damir Jahir Çekiç, i cili tashmë bashkëpunon me të, kanë mbetur vetëm edhe disa javë para se Dafina të lansojë në treg një videoklip atraktiv dhe shumë veror.
"Dafina tashmë është duke punuar me produksionet suedeze dhe suksesi në këngë po i ecën shumë mirë. Tashmë jemi në përgatitje të videoklipit të këngës 'Tonight' e cila është pjesë e albumit 'Just me'”, ka thënë ai për ‘Zëri’.
Përveç kësaj menaxheri i Dafinës ka paralajmëruar edhe disa videoklipe dhe këngë të reja, por me kohë do të flasë për të gjitha.