Futbollisti Mario Balotelli duket se ka patur një përplasje të fortë me të dashurën e tij Raffaella Fico pas zbulimit se e ka tradhtuar për herë të dytë me një femër bionde.
Duket se sherri ka qenë shumë i zjarrtë mes 23 vjeçares dhe të dashurit të saj 21 vjeç sa ai ka telefonuar shefat në Manchester City dhe këta të fundit kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë në banesën e tyre për tu garantuar se futbollisti është mirë. Sherri raportohet të ketë ndodhur të dielën vetëm pak orë pasi “The Sun” kishte publikuar lajmin se Mario kishte tradhëruar Raffaelan me Chloe Evans. Në momentin kur policia ka mbërritur në banesën e tyre është thënë se çifti po debatonte për çështjen e parave dhe janë larguar pa ndërhyrë