Impotenca seksuale problem vetëm i moshave të mëdha? Tashmë do na duhet ta korrigjojmë pak veten! Andrologu, Evin Dani, tha dje për “Shekullin” se po vëren një rritje të theksuar të të rinjve që ankohen për impotencë seksuale. “Mund të them se nga vizitat që bëj në rreth 8% të rasteve impotenca seksuale po ndodh pikërisht tek 18- vjeçarët”,- shpjegon andrologu. Ai rendit disa arsye, ndërkohë që impotenca është e lidhur gjithmonë e më tepër edhe me psikologjinë e individit.Punë trupi…“Nëse 20 vjet më parë komplikacionet e impotencës seksuale shfaqeshin te moshat e rritura mbi 50 vjeç, sot fatkeqësisht ky tregues ka zbritur në kufij të konsiderueshëm, duke u klasifikuar si një shqetësim më vete”,- pohon Dani, duke shtuar se po paraqiten tek mjekët, edhe tek ai, mosha të reja 18 apo 20-vjeçare. Ai shpjegon se, sipas statistikave, impotenca seksuale në 30 % të rasteve po ndodh tek 50-60 – vjeçarët, ndërsa në 60% të rasteve ndodh tek 60-70-vjeçarët.
Duke iu referuar shkaqeve që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje tek të rinjtë, mjeku konfirmon se krahas faktorëve psikologjikë, shkaktarë në shfaqjen e këtyre komplikacioneve bëhen edhe faktorët stimulues, që kanë të bëjnë me konsumimin e duhanit, alkoolit apo drogave.
Sipas andrologut, këta të rinj që paraqiten për konsultë janë kryesisht persona që janë përdorues të stimulantëve të ndryshëm si, duhani, alkooli deri dhe drogat.
“Të rinjtë nuk duhet të abuzojnë kaq rëndë me hashashin. Mund të kenë ndonjë ndjenjë eksitimi në fillim, por do ta kuptojnë shumë shpejt se kjo ndjesi nis e bëhet virtuale dhe më vonë mund t’iu kthehet në impotencë seksuale ”- thekson Dani.
Punë truri…
“Nuk janë të rralla rastet që vijnë me ankesën e parë një disfunksion seksual, një pamundësi për të kryer deri në fund një marrëdhënie seksuale apo një ankth të shtuar, qoftë edhe gjatë fillimit të një marrëdhënieje me seksin e kundërt”. Kështu shprehet psikiatria, Arjana Reli. Sipas saj, çrregullimet psikike që po shfaqin shumë të rinj janë nga më të lehtat deri në më ekstremet. Psikiatrja Reli thotë se janë shtuar edhe tek ajo rastet me ata të rinj dhe adoleshentë, tek të cilët konstatohet ankth, deri dhe depresion i formave më të rënda. “Mund ta çojë minimumi në ankth, i cili prapë nuk e lë që të kryejë deri në fund një marrëdhënie seksuale. Ky ankth, bashkë me këtë lloj defiçiti shkon deri në depresion. Ankthi është zilja paralajmëruese e një çrregullimi të humorit. Mund të çojë pak në sjellje agresive, dmth jashtë kuadrit të sjelljes normale”,-thekson ajo.
“Shkaktarë? Jeta para kompjuterit, veset dhe traumat psikologjike”
Shkaqet e impotencës seksuale, diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjes janë hapa të rëndësishëm për çdo mashkull që është i prekur nga ky problem. Andrologu, Evin Dani shpjegon çdo detaj në lidhje me këtë sëmundje.
Dr. Dani, cilat janë shkaqet e shtimit të këtij fenomeni tek të rinjtë?
Për mua, abuzimi me duhanpirjen, alkoolin, drogat, por veçanërisht jeta sedentare, pra mungesa e aktivitetit fizik po sjell këtë shtim të rasteve të impotencës seksuale tek të rinjtë.
Ka edhe faktorë organikë, siç janë sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, hipertensioni, diabeti, skleroza multiple, sëmundja Alzheimer etj, por nuk po hyjmë tek këto, sepse kanë ekzistuar edhe më parë si shkaqe. Një shkak tjetër organik janë traumat. Nëse trauma prek shtyllën kurrizore dhe krijohet një prerje që prek palcën, atëherë mund të shfaqet problemi i impotencës. Edhe operacionet janë një faktor ndikues i rëndësishëm. Sidomos gjatë operacioneve të zemrës ose enëve të gjakut ndikohet pjesa e organit që është e rëndësishme për ereksion.
Jemi të sigurtë për diagnozën, dmth jemi të sigurt që në rastet në fjalë tek të rinjtë bëhet fjalë pikërisht për impotencën në kuptimin e saj fillestar?
Si fillim merret anamneza e pacientit për të ditur zhvillimin seksual të personit që nga fëmijëria, si edhe sëmundjet e kaluara. Më pas kërkohen disa analiza si glicemia, prolaktina dhe testosteroni, si edhe testet që përfshijnë sistemin kardiovaskular.
Por përveç këtyre personi vlerësohet nga një psikolog. Psikologu vlerëson nëse ka probleme martesore, ekonomike apo stresuese. Psikologu krijon një ide paraprake rreth personit, duke kryer disa teste të vogla psikologjike.
Një gjë e rëndësishme është nëse impotenca është shfaqur menjëherë apo për një kohë të gjatë. Nëse impotenca është shfaqur pas një kohe të gjatë, në këtë rast mendohen më tepër faktorët organikë. Nëse impotenca ka ndodhur menjëherë, atëherë mendohet më tepër të jetë psikologjike. Nëse pacienti thotë, që kur është vetëm nuk ka probleme me impotencën, por kur ndodhet pranë partnerit nuk arrin dot ereksionin e duhur, atëherë mund të mendojmë më tepër arsye psikologjike.
Si duhen trajtuar në përgjithësi rastet e impotencës?
Nëse problemi është psikologjik, atëherë zbatohet trajtim sjelljeje. Në këtë, rast faktori kryesor janë situatat që e kthejnë marrëdhënien në frikë. Dmth, nëse personi e ka përjetuar një herë këtë problem, ai mund të ketë frikën që mund t’i ndodhi përsëri dhe nëse kjo fiksohet në mendje, atëherë personi fillon të përjetojë atake paniku në marrëdhënie.
Kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me terapi sjelljeje. Në këtë terapi paraqiten detyrat që duhet të zbatojë çdo partner i çiftit. Në fillim prekje dhe më pas masazh, pa kryer marrëdhënie. Kështu çiftet hap pas hapi arrijnë në sukses.
Nëse niveli i hormonit është i ulët, ai mund të zëvendësohet. Pavarësisht dëshirës, nëse personi nuk arrin ereksionin e duhur mund të përdoren edhe barna që janë për këtë qëllim. Nëse medikamentet nuk kanë efekt, atëherë mund të bëhen injeksione në trupin e penisit. Pacienti e kryen vetë injeksionin para marrëdhënies. Pacientët kardiakë, që janë duke përdorur, nitrat nuk mund të marrin medikamentet e sipërpërmendura. Eglantina Bardhi