Në kuadër të fushatës presidenciale me kretë të partive parlamentare, Fatos Nano ka marrë edhe mbështetjen e pritshme të kreut të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Pas një takimi që ka zhvilluar të enjten, Dule vlerësoi për mediat se nëse Nano paraqet zyrtarisht kandidaturën në Kuvend për kreun e ardhshëm të vendit, atëherë vota e PBDNJ-së do të jetë në mbështetje të tij.Madje Dule ka theksuar se fushata e ndërmarrë nga Nano ka gjeneruar një moment zhvillimesh pozitive në vend.
Disa minuta më vonë ishte Nano, i cili për mediat ritheksoi kënaqësinë se procesi po gjeneron gjithnjë e më shumë konsensus ne mbeshtetje
te iniciativave kombëtare që, sic thotë Nano, 'na bashkojnë me Europën dhe me detyrat që duhet të kryejmë për t'u anëtarësuar në BE'.
"Unë besoj qe te gjithe keta stimuj, qe vijne edhe nepermjet ketyre takime, në një ditë që dëgjova me shume vleresim edhe konvergjencen e mesazheve te komisionerit Fyle në takimet me kryeministrin dhe kreun e PS-së, për një proces konsensual për zgjedhjen e presidentit, jane ato qe i duhen vendit ne nje situate te tillë të ngarkuar", tha Nano.
Ish-kryeministri Nano theksoi se ka kryer takime me krerë të partive parlamentare, duke mohuar të ketë zhvilluar takime të tjera me deputetë të caktuar, pasi sipas Nanos, ky nuk është një moment për të sjellë një konflikt më shumë në situatën aktuale politike. tch